img2

Pyetje të shpeshta

Çfarë do të sjellë  Reforma Administrativo-Territoriale?

Reforma Administrativo-Territoriale synon konsolidimin e njësive të vogla të qeverisjes vendore në njësi më të mëdha dhe më efikase, të cilat të jenë të afta për të ofruar shërbime më të mira dhe për t’u dhënë qytetarëve dhe komuniteteve më shumë akses në këto shërbime.

Kush e inicion Reformën Administrativo-Territoriale?


Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë iniciuar Reformën Administrativo-Territoriale  me Komisionin e Posaçëm Parlamentar në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë me njësitë e qeverisjes vendore.


Kush do ta miratojë Reformën Administrativo-Territoriale?


Reforma do të aprovohet nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili pritet të miratojë një ligj të ri "Përndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore".  Për të miratuar këtë ligj është e nevojshme një shumicë e cilësuar prej 84 votash të anëtarëve të Parlamentit.

A ka vende të tjera që kanë zbatuar një Reformë Administrativo-Territoriale të ngjashme?

Ka shumë vende në Europë që kanë realizuar reforma administrativo-territoriale të ngjashme në djetë vitet e fundit, si, p.sh., Danimarka, Suedia, Maqedonia, Letonia, Polonia, Estonia dhe disa vende të tjera.

Si do të ndikojë Reforma Administrativo-Territoriale tek unë si qytetar?

Qytetarët dhe komunitetet janë përfituesit kryesorë të kësaj reforme. Në përfundim të reformës, ata do të përfitojnë më shumë shërbime publike dhe shërbime me cilësi më të mirë nga njësitë e qeverisjes vendore. Njësitë e qeverisjes vendore do të kenë më shumë kompetenca dhe fonde për t'u shërbyer qytetarëve në mënyrë më efikase dhe për t’u ofruaratyre shërbime me standarde të Bashkimit Europian.

Si do të ndikojë Reforma Administrativo-Territoriale tek unë si sipërmarrës në nivel vendor?


Njësitë e reja të qeverisjes vendore do të kenë të gjitha instrumentet për të mbështetur bizneset dhe zhvillimin ekonomik lokal. Bizneset do të gjejnë më pak burokraci në nivel lokaldhe një administratë më profesionale. Mjedisi i biznesit do të përmirësohet dhe qeverisja vendore do të ofrojë shërbime efikase me më pak kosto. Njësitë e reja do jenë më të mëdha, ndaj do të kenë kapacitete më të mëdha për investime, që do të thotë më shumë mundësi fitimi për bizneset lokale.

Ku mund të gjej informacion për Reformën Administrativo-Territoriale? 


Ju mund të vizitoni këtë faqe në internet, e cila fokusohet tek Reforma Administrativo-Territoriale në Shqipëri. Ju do të gjeni këtu informacion mbi çështjet që do të adresojë kjo reformë, grupet e interesuara për të, mbi kriteret dhe metodologjine e reformës, mundësitë për të marrë pjesë në këtë reformë dhe aktivitetet që do të organizohen për hartimin dhe zbatimin e reformës në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të gjeni një lidhje tek kjo faqe interneti edhe në faqen zyrtare të internetit të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.

http://www.reformaterritoriale.al/

www.facebook.com/pages/Ministri-për-Çështjet-Vendore/

Si mund të kontribuoj unë në Reformën Administrativo-Territoriale? 

Si qytetar apo përfaqësues i komunitetit ju mund të kontribuoni:

(i) duke marrë pjesë në takimet për konsultimit publik në lidhje me Reformën Administrativo-Territoriale, që do të zhvillohen edhe afër vendit ku ju banoni; (ii) duke ia shprehur mendimet dhe sugjerimet tuaja Koordinatorit Rajonal për Reformën ose kryetarit të bashkisë/komunës në njësinë ku ju jetoni; (iii) duke ia përcjellë mendimet dhe sugjerimet tuaja përmes postës elektronike Sekretariatit Teknik të Reformës ( Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ). Ju mund të gjeni në këtë faqe të internetit informacion për kohën dhe vendin ku do të zhvillohet takimi konsultues për reformën, si dhe adresën e kontaktit të Kordinatorit Rajonal për Reformën që ndodhet afër vendit ku ju banoni. Të gjitha opinionet dhe sugjerimet nga individë, komunitetet, organizatat dhe institucionet do të dokumentohen e analizohen dhe do të merren në konsideratë në përgatitjen e kuadrit ligjor dhe zbatimin e Reformës Administrativo-Territoriale.


facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al