Mbledhja e Këshillit Drejtues të Projektit STAR2.

U zhvillua të enjten mbledhja e Komitetit Drejtues të Projektit STAR2. Takimi drejtohej nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z.Eduard Shalsi dhe kishte për qëllim diskutimin dhe prezantimin e raportit fillestar të detajuar të projektit tek grupi i donatorëve që mbështesin STAR2, Bashkimi Europian, Suedia, Italia, Zvicra, Qeveria e SHBA, UNDP, Qeveria Shqiptare.

Me inisiativë të z.Shalsi, për shkak të rëndësisë së kësaj mbledhje dhe në kuadrin e transparencës,  pjesë e këtoj takimi ishin edhe partner të tjerë ndërkombëtarë që mbështesin decentralizimin dhe qeverisjen vendore në Shqipëri, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim,  Këshilli i Europës dhe OSBE. 

Ministri Shalsi në rolin e tij si kryesues I Komitetit Drejtues falenderoi donatorët dhe partnerët për mbështetjen që i kanë dhënë qeverisë shqiptare në realizimin dhe implementimin e reformës territorial.

Gjatë takimit, donatorët patën mundësi të diskutojnë dhe ngrenë pyetje lidhur me zbatimin e projektit STAR2 që përfundon në fund të vitit 2019.
IMG 5249 

IMG 5278

IMG 5223

IMG 5223

IMG 5223