Projekti STAR2-Mbështjetje për Reformën Administrative Territoriale

Që prej shtatorit të 2013 Qeveria e Shqipërisë nisi zbatimin e reformës administrative-territoriale që me qëlllim rioorganizimin e njësive të qeverisjes vendore. Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ndarja e re territoriale i dha fund fragmentimit të skajshëm administrativ të vendit, duke reduktuar numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 384 në 61 bashki. Ligji hyri në fuqi pas zgjedhjeve që u mbajtën në qershor 2015  dhe që atëherë qeverisja vendore në Shqipëri funksionon me 61 bashki, që kanë përgjegjësinë dhe sfidën e menaxhimit të çështjeve në nivel lokal. Ky proces gëzon mbështetjen e projektit STAR.

Projekti aktual STAR2 është zhvilluar në vazhdimësi të rezultateve të paraardhësit të tij, projektit STAR si dhe në përplotësim të asistencës së ofruar nga partnerë të ndryshëm për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative në nivel vendor.

Objektivi i përgjithshëm i projektit STAR2 është  të sigurojë funksionalitetin, e pranuar nga burrat dhe gratë, të njësive të qeverisjes vendore të krijuara rishtazi, në mënyrë të tillë që rezultatet administrative dhe të ofrimit të shërbimeve në nivel vendor të jenë efektive, cilësore, pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse dhe të përkojnë me evoluimin e kompetencave dhe përgjegjësive të decentralizuara

Projekti STAR2 do të zbatohet në të gjithë vendin dhe prej tij do të përfitojnë të 61 NJQV-të ndërkohë që asistenca është konceptuar në mënyrë të tillë që të mbulojë tre komponentë kryesorë:

(1) Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative të NJQV-ve;

(2) Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në nivelin e NJQV-së; dhe

(3) Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes një procesi vendimmarrjeje, i cili përqendrohet tek qytetari dhe tek pjesëmarrja domethënëse e tyre në këtë proces. 



STAR2 bazohet tek angazhimi mbarëkombëtar për reformimin dhe forcimin e qeverisjes vendore dhe të administratës publike në përgjithësi, për rritjen e efikasitetit dhe transparencës së institucioneve publike për t’iu përgjigjur me efektivitet pritshmërive të publikut dhe luftës kundër korrupsionit, për t’i vënë qytetarët në qendër të transformimit dhe modernizimit të ofrimit të shërbimeve dhe për të krijuar një frymë besimi, bashkëpunimi dhe vendimmarrjeje demokratike për zhvillim të shëndetshëm e të qëndrueshëm.

STAR2 planifikon të ndjekë të njëjtat masa zbatimi me paraardhësin e tij, STAR1. Prandaj, fondi i mbledhur me kontributet e një grupi donatorësh do të menaxhohet në përputhje me rregullat dhe procedurat e PNUD-it për menaxhimin e projekteve, ku PNUD ka përgjegjësinë, në mirëbesim, për të vepruar në përputhje me rregullat e zbatueshme të menaxhimit dhe raportimit financiar. Qeveria/Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore mbetet institucioni përgjegjës dhe personi drejtues për sa i përket marrjes së vendimeve për shpenzimet dhe për koordinimin e aktiviteteve të ndryshme, në konsultim me Komitetin Drejtues të Projektit.  Kjo mënyrë mundëson sinergji më të mëdha ndërmjet donatorëve, çka do të çonte në një qasje zhvillimore më të harmonizuar dhe koherente, të ngulitur në objektivat kombëtarë të zhvillimit që kanë të bëjnë me efektivitetin e zhvillimit.

Shtrirja gjeografike e projektit do të mbulojë të 61 njësitë e qeverisjes vendore, duke synuar të ofrojë ose garantojë që të gjitha bashkitë të marrin mbështetje koherente  për sa i përket fushave që kanë të bëjnë me objektivat e projektit.

Projekti do të mbështetet tek praktikat e mira duke i zbatuar këto në të gjitha NJQV-të.

Projekti gjithashtu do të përpiqet të plotësojë iniciativat e ndryshme të partnerëve vendas ose të huaj duke punuar mbi çështje që duhen  trajtuar për të mundësuar forcimin e në të gjitha njësitë e  qeverisjes vendore. Projekti do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale të NJQV-ve duke organizuar trajnime të kryetarëve të bashkive, zyrtarëve vendore dhe lidershipin në qeverisjen vendore.  Përgjatë STAR2 do të organizohen 800 ditë trajnimi me pjesëmarrjen e 7000 punonjësve.

STAR2 do të mbështetë procesin e përmirësimit të  ofrimit të shërbimeve dhe i menaxhimit të tyre (përfshirë kompetencat e reja).

Ky produkt do të trajtojë mbështetjen për përmirësimin e menaxhimit administrativ dhe financiar të ofrimit të shërbimeve dhe organizimin e shërbimeve në vend, përfshirë ato që burojnë nga delegimi më i fundit i kompetencave të reja te qeverisja vendore. Do të ofrohet një përpjekje e përgjithshme për ngritjen e kapaciteteve të stafit drejtues dhe teknik të bashkive për të përmirësuar mënyrën sesi shërbimet planifikohen, organizohen, menaxhohen dhe ofrohen, në një mënyrë që merr në konsideratë cilësitë e nevojshme teknike dhe aspektet social-ekonomike.

Ndarja e re administrative dhe territoriale e Shqipërisë ka reduktuar numrin e njësive të qeverisjes vendore, duke e kthyer administrimin e territorit në një detyrë më sfiduese, tashmë në një njësi më të madhe zonash urbane, periferike dhe rurale. Këto territore më të mëdha dhe më komplekse tashmë menaxhohen përmes një bashkie qendër dhe përmes njësive administrative. Këto të fundit janë ngritur në vendndodhjet e NJQV-ve të mëparshme të shkrira. 

STAR2 merr përsipër sfidën për të mbështetur përhapjen e qasjes së pikave të shërbimit në një ndalesë në të gjitha njësitë e tjera administrative.

Një nga komponentët e projektit është miratimi mbarëkombëtar i një sistemi për dixhitalizimin e arkivave të qeverisjes vendore. Ky produkt mbështetet te rezultate e arritura nga pilotimi gjatë zbatimit të projektit STAR1, ndërkohë që vlerësohet gjendja e arkivave vendore dhe e nevojave për ta trajtuar këtë situatë e për të ngritur një sistem të ri të menaxhimit të dokumenteve për bashkitë e ngritura rishtazi.

Vlerësimi i situatës së qeverisjes vendore – Në të gjithë bashkitë e vendit po zbatohet procesi i “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore”. Ky hartëzim i parë i treguesve të lidhur me qeverisjen e mirë do të kryhet me synimin për të kuptuar boshllëqet në qeverisje dhe të gjërave ekzistuese mbi të cilat mund të ecet më tej në çdo bashki.

Për këtë proces janë përdorur një seri instrumentesh që përfshin metodologjia e vlerësimit si: kërkimi paraprak, pyetësori, workshop-e me grupe të fokusuara dhe dialogu me komunitetin. Vlerësimi fokusohet në këto dimensione të qeverisjes vendore, 4 nga të cilët janë : efektiviteti dhe efiçenca, transparenca dhe zbatimi i ligjit, llogaridhënia, pjesmarrja dhe angazhimi i qytetareve.  Vlerësimi i situatës së qeverisjes vendore është aktiviteti i parë i ndërmarrë në kuadër të projektit STAR.

Projekti do t'i kushtojë vëmendje të veçantë promovimit të nxjerrjes dhe përdorimit të të dhënave të zbërthyera sipas gjinisë dhe nën-grupeve të popullatës, si dhe shpërndarjes sistematike të tyre dhe përdorimit të të dhënave në nivel vendor dhe kombëtar për t'u siguruar që shërbimet po trajtojnë pabarazitë e perceptuara nga grupet e cenueshme.

STAR2 do të promovojë integrimin gjinor në të gjitha aktivitetet që do të organizohen përgjatë zabtimit të tij.

Shqetësimet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe me aspektet sociale do të jenë pjesë integrale e konceptimit dhe e realizimit të ngritjes së kapaciteteve, të zhvillimit të sistemit dhe të nxitjes së aktiviteteve, veçanërisht kur u përkasin ndërhyrjeve/ rekomandimeve me ndjeshmëri mjedisore dhe sociale. I tillë mund të jetë rasti i rishikimit të shërbimeve të ndryshme publike, planifikimi urban dhe territorial, menaxhimi i mbetjeve, ujitja dhe kullimi, pyjet dhe kullotat, dhe mbrojtja nga zjarri, ose konceptimi i indikatorëve të tyre të performancës.

Projekti do t'i shërbejë promovimit të teknologjive të reja, qeverisjes elektronike (e-qeverisje) dhe shërbimeve elektronike (e-shërbime), të cilat kanë potencialin ta bëjnë qeverisjen vendore më efikase, transparente dhe të arritshme për publikun.

 “Mbështjetje për Reformën Administrative Territoriale” (STAR) 2 ka mbështetjen e një numri të lartë partnerësh ndërkombëtarë përmes një mekanizmi të financimit të përbashkët.

Partnerët ndërkombëtarë përfshijnë: Bashkimin Europian, Qeverinë e Suedisë përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit, Qeverinë e Italisë përmes Agjencisë Italiane të Zhvillimit, Qeverinë e Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit , Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe PNUD.