img3

Rekomandime

Rekomandimet e organizatave ndërkombëtare për Reformën Administrativo-Territoriale në Shqipëri

Bashkimi Europian

Progresraporti i Komisionit Europian për vitin 2012 dhe 2013 në mënyrë eksplicite i referohet kryerjes së reformës administrativo-territoriale.

“Në lidhje me qeverisjen vendore, nuk është bërë përparim në reformën administrative territoriale. Njësitë e vogla të pushtetit vendor janë shpesh ekonomikisht të paqëndrueshme.” (ProgresRaporti 2012).

“Për sa i përket vetë-qeverisjes vendore, reforma administrative territoriale dhe decentralizimi kanë evoluar pak.”(ProgresRaporti 2013)

Këshilli i Evropës

Në sesionin e 25 të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, mbajtur në Strasburg në datat 29-31 Tetor 2013, është miratuar Rekomandimi për Shqipërinë Nr.349(2013) ku pika 7/a thekson specifikisht: “të intesifikohet procesi i decentralizimit nën dritën e Kartës Europiane të Qeverisjes Vendore dhe rekomandimeve të Kongresit, dhe të fillojë një reformë e sistemit territorial që do ti lejojë komunat dhe bashkitë të plotësojnë përgjegjësitë e tyre, veçanërisht në fushën e zhvillimit hapësinor të territoreve të tyre dhe planifikimit urban”.

Po kështu një mision i posaçëm vlerësimi i dërguar nga Këshilli i Evropës  dhe me përbërjen e ekspertëve nga vende anëtare të Këshillit të Evropës u ndërmorr në muajin nëntor 2013 dhe një raport në mbështetje të reformës dhe me rekomandime specifike i është dorëzuar zyrtarisht Ministrit  të Shtetit për Çështjet Vendore. Në formulimin e kritereve për ndarjen e re territoriale, grupi i ekspertëve, pas konsultimeve intensive me aktorë vendas dhe të huaj, propozuan si qasjen më të mirë përcaktimin e një numri të vogël dhe të qartë kriteresh  të cilat i japin fleksibilitet dhe legjitimitet procesit të zbatimit të reformës duke garantuar gjithëpëfshirjen e aktorëve dhe grupeve të interesit.

Prezenca e OSBE-së në Tiranë

Prezenca e OSBE-së në Tiranë po mbështet Qeverinë me ekspertizë teknike për hartimin e kritereve dhe metodologjisë që do përdoret për ndarjen e re administrativo-territoriale. Shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë zoti Florian Raunig, në raportin e tij vjetor të paraqitur më datë 31 tetor 2013 përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së ka deklaruar specifikisht se:

“Qeveria e re e ka renditur reformën territoriale dhe administrativesi një përparësi kryesore, ndonëse kjo do të kërkojë konsultim të gjerë publik për të zhvilluar një vizion strategjik dhe plan veprimi të dakordësuar dhe një metodë për matjen e përparimit. Në vijë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore të Këshillit të Evropës, reforma duhet të garantojë pavarësinë politike, administrative dhe financiare të qeverive vendore. Më tej, është thelbësore që të merren masa që procesi i vendimmarrjes për këtë reformë të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual. Prezenca mbështet dhe po punon ngushtë me qeverinë e re në nismat e saj për konsultime publike, për të hartuar reformën territoriale dhe administrative, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse.”


Rekomandime të dala nga studime dhe analiza të projekteve që asistojnë qeverisjen vendore në Shqipëri.

Programi për qeverisjen vendore në Shqipëri (USAID/PLGP)

Në tetor të vitit 2012 Programi për Planifkim dhe Qeverisje Vendore në Shqipëri (PLGP) i financuar nga fondet e USAID ka publikur një dokument studimor mbi decentralizimin fiskal ku i referohet edhe çështjes së reformës administrative-territoriale si një element i rëndësishëm për decentralizimin dhe fuqizimin e qeverisjes vendore, specifikisht:

“Ka një nevojë urgjente për të filluar ristrukturimin administrativo-territorial me reduktim të njësive  të vogla që sjanë të afta ekonomikisht dhe nuk kryejnë asnjë shërbim apo që nuk ofrojnë një nivel cilësor adekuat të shërbimeve”.

Studimi suedez per Shoqaten e Komunave të Shqipërisë financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim (SIDA)

Në vitin 2012 SIDA ka financuar një studim mbi reformën territoriale në Shqipëri për llogari të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë.  Ky studim midis 5 opsioneve  rekomandon që Shqipëria të ketë një numër prej 80 njësish të qeverisjes vendore të nivelit bazë, bashki dhe komuna.

Studimi i DLDP-se per 5 qarqet (financuar nga Agjencia Zvicerane per Zhvillim)

Në vitin 2013 Programi për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (DLDP) i financuar nga Agjencia Zicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ka kryer një studim në 5 Qarqet e Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit) që fokusohet tek aplikimi i konceptit të zonave funksionale në njësitë e qeverisjen vendore në Shqipëri. Nga  del qe per per 5 qarqet nga 133 NJQV si zona funksionale klasifikohen nga 18-24 zona.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al