img7

Konfindustria: Reforma territoriale-administrative, domosdoshmëri për ekonominë

NOA.al, 19 janar 2014 - Administratori i përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku ka dhënë mbështetjen në parim për reformën territoriale-administrative në vend. Në këtë drejtim Buxhuku thekson se një reformë e tillë është domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të vendit, duke i kërkuar gjithë vendimmarrjes politike që të gjejnë rrugët e bashkëpunimit për kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shpejtë të procesit. Gjithashtu mbështetur në të dhënat e vazhdueshme të ardhura pranë Konfindustria, veçanërisht nga biznese të huaja, theksohet se copëtimi i tejskajshëm gjeografik i njësive vendore dhe shpërndarja joefektive e përgjegjësive përkatëse ndërmjet njësive vendore komuna, bashki dhe qarqe, ka krijuar problematika të dëmshme në menaxhimin e investimeve të kryera. Po në këtë linjë thuhet se organizimi i sotëm territorial krijon pengesa shtesë krejtësisht të paarsyeshme për tërheqjen e investimeve të reja, duke ulur aftësinë konkurruese të Shqipërisë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Konfindustria këshillon që organizimi i ri territorial-administrativ i vendit duhet të ketë si parësor kalimin drejt parimit të ekonomisë së shkallës si pjesë thelbësore e përvojës së vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al