img7

Nis puna për hartimin e Strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore

Tiranë, 28 mars 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi hapi sot zyrtarisht procesin për hartimit e Strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore e cila do të zbatohet paralelisht dhe do të jetë komplementare me reformën  administrativo-territoriale. Kjo strategji e cila do të shërbejë për shtatë vitet e ardhshme do të hartohet në bashkëpunim me programin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore dhe synon të thellojë më tej decentralizimin.

Ministri Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij theksoi se “Zbatimi i strategjisë së re të decentralizimit së bashku me reformën territoriale do të transformojë raportin mes qeverisjes vendore dhe qytetarit; do të rrisë eficencën e do t’i hapë rrugë inovacionit në administrimin e aseteve publike, në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit dhe në kryerjen e investimeve publike; si dhe do të rrisë interesin e qytetarëve për t’u angazhuar në qeverisjen vendore, pra, do të rrisë shkallën e asaj që quhet demokracia vendore.”

Ambasadori i SHBA, Alexander Arvizu theksoi se “reforma territoriale dhe reforma e decentralizimit janë të rëndësishme për këtë qeveri, janë shumë të rëndësishme për qeverinë e SHBA-së, dhe janë të rendësishme për popullin shqiptar.”

Me ngritjen e grupit të punës për hartimin e Strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, është zbatuar Urdhëri i Kryeministrit Nr.69 datë 13.2.2014. Ky grup pune përbëhet nga përfaqësues të qeverisjes vendore, shoqatat vendore, përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe donatorëve. Prioritet kryesore që do të përfshijë strategjia e decentralizimit do të jenë rishikimi i funksioneve të qeverisjes vendore; decentralizimi fiskal; strukturat dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale; administrata vendore dhe mirëqeverisja; qeverisja vendore dhe integrimi në BE.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al