img7

Ministri Shalsi mbledhje me koordinatorët e STAR2 dhe inspektorët e AZRT

25 Korrik, 2017 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore z. Eduard Shalsi zhvilloi sot një  mbledhje pune me 12 koordinatorët e qarqeve të vendit në kuadër të projektit STAR2 (Konsolidimi i Reformës Administrative-Territoriale) së bashku me inspektorët e Agjencisë Për Zbatimin e Reformës Administrative-Territoriale.
Takimi me koordina toret

Koordinatorët informuan ministrin Shalsi mbi aktivitetin e tyre në 61 bashkitë e vendit duke renditur problematika dhe sugjerime të evidentuara nga komunikimi i tyre me punonjësit e administratës vendore në përgjigje të nevojave imediate dhe në përputhje me objektivat e RAT dhe Strategjisë së Decentralizimit.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore fillimisht e vuri theksin tek nevoja e përmirësimit të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve nga bashkitë dhe administrata e bashkive, duke lehtësuar aksesin e qytetareve ndaj shërbimeve, veçanërisht në Njësitë Administrative.
Duke vlerësuar një seri projektesh që po zbatohen aktualisht në bashki të ndryshme të vendit, ai tha se është koha të hartuar një plan konkret për orientimin e asistencës teknike, alokimit të fondeve dhe investimeve, në mënyrë që të shmangen mbivendosjet si dhe të krijohet një ekspertizë e qëndrueshme lokale,  e gatshme t’i përgjigjet direkt zgjidhjes së problematikave më imediate me të cilat përballen qytetarët.
Gjatë mbledhjes, u diskutua edhe mbi realizimin e sistemit të vlerësimit krahasues mbi ofrimin e shërbimeve nga bashkitë e vendit, njëherësh një nga objektivat e projektit STAR2.  Për këtë Ministri Shalsi urdhëroi marrjen e informacionit nga të gjitha bashkitë e vendit, mbi shërbimet më shumë të kërkuara nga qytetarët. Mbi bazën e këtyre të dhënave do të nis procesi i katalogimit dhe standardizimit të ofrimit të shërbimeve në nivel vendor, duke konsideruar edhe praktikat më të mira që do të përzgjidhen nga bashki të caktuara të vendit. Nga ana tjetër, ai urdhëroi nisjen e një analize të vendimeve të këshillave bashkiak që nga fillimi i punës së bashkive të reja, me qëllim evidentimin e praktikave të mira si dhe vlerësimin objektiv të performancës së bashkive të vendit. 







facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al