img7

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore merr pjesë në punimet e Komitetit Europian për Demokraci dhe Mirëqeverisje në KiE

Ministri i Shtetit  për  Çështjet Vendore, z.Bledi Çuci ndodhet në Strasburg, ku me ftesë të Këshillit të Europës po merr pjesë në punimet e Komitetit Europian për Demokraci dhe Mirëqeverisje, në selinë e KiE.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z.Çuçi prezantoi para 47 vendeve anëtare të Këshillit të Europës reformën administrativo-territoriale të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, si një rast suksesi.
Ministri Çuçi nënvizoi se reforma synon rritjen e funksionalitetit të bashkive, uljen e kostove administrative dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.  Ministri nënvizoi se reforma tashmë ka hyrë në fazën e zbatimit të saj dhe nga mirëadministrimi i shpenzimeve administrative janë kursyer 10 milionë dollarë.
Mbledhja e taksave lokale krahasuar me të njëjtën periudhë është 15 milionë dollarë më shumë. 
Z.Çuçi nënvizoi se brenda këtij viti synohet miratimi i ligjit të parë integral për financat e qeverisjes vendore, që do të ishte një gur themeli për forcimin e bashkive dhe decentralizimin fiskal. Drafti është hartuar me ekspertizën më të mirë të ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas dhe presim që të jetë një iniciativë domethënëse për financat vendore jo vetëm për Shqipërinë, por krahasuar edhe me rajonin.
Ministri theksoi se një nismë tjetër shumë e rëndësishme është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve administrative që bashkitë ofrojnë për qytetarët. “Modernizimi nëpërmjet “sporteleve unike të shërbimeve” do të thjeshtojë hallkat burokratike dhe do të ulë koston e këtyre shërbimeve”, u shpreh ai.  

Gjatë qëndrimit në Strasburg, z.Çuçi u takua edhe me Drejtoren e Përgjithshme për Demokracinë në Këshillin e Europës, Samardzic Markovic me të cilën bisedoi për rrugën e reformave që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për qeverisjen vendore dhe modernizimin e shërbimeve publike në nivel vendor.
Znj. Samardzic Markovic përgëzoi Minsitrin Çuçi për suksesin e arritur me reformën territoriale duke deklaruar se Këshilli Europës synon që eksperienca e Shqipërisë të zbatohet  edhe në vendet e tjera si Armenia dhe Ukraina, që janë në fillim të kësaj rruge. 
Znj.Markovic nënvizoi se KiE do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të reformave dhe e uroi gjithashtu për suksesin e arritur në rrugën drejt BE. 

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al