img7

Vijon mbështetja për zbatimin me sukses të reformës administrativo-territoriale

Tiranë, 8 shtator 2015 – U nënshkrua sot kontrata me një nga kompanitë më të mira në botë në fushën e financave dhe auditimit “Grant Thornton”, e cila do të asistojë Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore gjatë fazës më të rëndësishme të reformës administrativo-territoriale, konkretisht gjatë fazës së konsolidimit administrativ financiar të 61 bashkive e reja.

Kontrata u nënshkrua nga Drejtoresha e UNDP, Yesim Oruc dhe partneri i “Grant Thornton” në Shqipëri, Kledian Kodra, gjatë një ceremonie zyrtare ku ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, SHTZ. Edi Rama, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, përfaqësues të Grant Thornton International, donatorët dhe partnerët kryesorë ndërkombëtarë dhe kryebashkiakët e vendit.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi thekson se me nënshkrimin e kësaj kontrate, 61 bashkitë e reja duke u bazuar ne praktikat më të mira ndërkombëtare dhe sipas VKM-së nr. 510/2015 e Udhezimit nr. 3237/2015, me asistencën e plotë të kësaj kompanie në plotësimin e raporteve të kontrollit financiar dhe operacional, do të mund të bëjnë një vlerësim të saktë të borxheve të prapambetura, invetarit të aseteve dhe pasurive publike si edhe vlerën e tyre tregtare. Në aspektin organizativ, administratat do të mund të bejnë një rishikim dhe përshkrim të detajuar të përgjegjësive të çdo sektori, të burimeve njerëzore si edhe të çdo çështjeje ligjore ku bashkitë e reja janë të përfshira. Protokoll arkiva dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK) do të jenë një nga sektorët që do t`i nënshtrohen një analize të thelluar gjatë periudhës së konsolidimit.

Kontraktimi i kompanisë “Grant Thornton” vjen në një moment mjaft të rëndësishëm për reformën administrativo-territoriale dhe sipas fjalës së Drejtorit të “Grant Thornton International”, Andrew Dickson, kjo kompani do të përfaqësohet nga një konsorcium ekspertësh me eksperiencë vendase dhe ndërkombëtare në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve komplekse në sektorin publik, si edhe do të qëndrojë në dispozicion të plotë të grupeve të punës pran bashkive, deri në përfundim të fazës së konsolidimit administrativ financiar.

Kompania “Grant Thornton” ushtron veprimtarinë e saj në mbi 140 vende të botës dhe ka një eksperiencë 92 vjeçare në fushën e auditimit, taksave dhe këshillimit.



facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al