img7

Ministri Çuçi prezanton 5 propozimet per ndarjen e re administrativo-territoriale

Tiranë, 16 maj 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi prezantoi sot pesë propozime për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. 

Ministri Çuçi shpjegoi para Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Terrritoriale të gjithë procesin e evidentimit të zonave funksionale në Shqipëri dhe më pas prezantoi në detaje projekt-hartat me 30, 39, 47, 57 dhe 63 njësi të qeverisjes vendore. Projekt-hartat janë strukturuar bazuar në kriteret teknike të miratuara nga Komisioni Parlamentar, duke identifikuar fillimisht zonat funksionale brenda kufijve të rrethit ose disa rretheve dhe duke analizuar treguesit e ndërveprimit midis banorëve dhe institucioneve, ndërveprimit ekonomik dhe aksesit të komunitetit në shërbime.

Procesi i reformës administrativo-territoriale është zhvilluar në transparencë të plotë duke përfshirë në konsultime mbi 4 mijë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, shoqatave të të zgjedhurve vendor, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe grupeve të ndryshme të interesit dhe qytetarë. 

Komisioni i Posaçëm Parlamentar pasi të shqyrtojë gjatë javës në vijim pesë versionet e propozuar do të miratojë njërën prej tyre. Kjo projekt-hartë do të diskutohet dhe konsultohet përmes një procesi gjithëpërfshirës me aktorët vendorë dhe komunitetin në mbarë vendin përgjatë dy muajve në vijim.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al