img7

Komisioni Parlamentar miraton variantin 39/47 per ndarjen e re territoriale

Tiranë, 22 maj 2014 – Komisioni i Posaçëm Parlamentar miratoi sot variantin 39/47 të hartës nga pesë propozimet e paraqitura nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. 

Sipas vendimit të Komisionit Parlamentar, Ministri për Cështjet Vendore ngarkohet që të zhvillojë procesin e konsultimeve dhe marrjen e mendimeve nga komunitetet e njësive vendore për dy projekt-hartat e propozura. Procesi i konsultimit bëhet në përputhje me përcaktimet e bëra në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin nr. 8652 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.  

Projekt-hartat e përzgjedhura janë strukturuar bazuar në kriteret teknike të miratuara nga Komisioni Parlamentar, duke identifikuar fillimisht zonat funksionale brenda kufijve të rrethit ose disa rretheve dhe duke analizuar treguesit e ndërveprimit midis banorëve dhe institucioneve, ndërveprimit ekonomik dhe aksesit të komunitetit në shërbime.

Projekt-hartat e miratuara do të diskutohen dhe konsultohen përmes një procesi gjithëpërfshirës me aktorët vendorë dhe komunitetin në mbarë vendin përgjatë dy muajve në vijim.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al