1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare hartoi me sukses dhe po zbaton reformën administrative-territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon fuqizimin e bashkive duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të tyre.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor

    Reforma administrative-territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më moderne. Njësitë administrative (ish-komunat) do të vijojnë të ofrojnë shërbimet bazë për çdo banor të bashkisë së re.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma administrative-teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave nga to; mundësi më të mira për të promovuar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma administrative-territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në 61 bashki, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për reformën duke përmbushur standardet më të larta të gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Në konsultime u përfshinë 20,341 qytetarë, përfaqësues të institucioneve publike dhe agjencive të pavarura, qeverisë vendore, shoqërisë civile, sektorit privat, medias si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

KRYESORE

Ministri Çuçi vizitë në Zvicër, fokusi qeverisja vendore

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z.Bledi Çuçi, së bashku me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë zhvilluan një vizitë pune në Zvicër me ftesë të SDC/Helvetas Swiss Intercooperation. Kjo vizitë ishte në kuadër të Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal.
Ministri Çuçi zhvilloi një takim me znj. Marty,Zv.Sekretare e Shtetit, Departamenti Federal i Politikës së Jashtme me të cilën bisedoi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Znj.Marty vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon.
Gjithashtu u diskutua edhe mbi reformat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për forcimin e demokracisë vendore, por edhe reforma të tjera që po ndihmojnë vendin tonë të përparojë në rrugën integruese në Bashkimin Europian.
Ministri Çuçi u takua edhe me znj. Elisabeth von Capeller, Drejtore e Departamentit për Europën Lindore e Kooperacionit Zviceran për Zhvillim ku u ra dakord për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Z.Çuçi e falenderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme që qeveria zvicerane i ka dhënë Shqipërisë në fushën e decentralizmit dhe të qeverisjes vendore.
Delegacioni zhvilloi takime edhe në Ministrinë e Drejtësisë, Parlament etj.
Gjatë takimeve dhe seminareve të ndryshme, pjesëmarrësit diskutuan për tiparet kryesore të sistemit politik zviceran; karakteristikat kryesore të decentralizimit fiskal zviceran; qasjet e autoriteteve zvicerane për të sanksionuar dhe parandaluar korrupsionin; barazimi i kompetencave mes Konfederatës, kantoneve dhe komunave.
Qeveria zvicerane është një partnere e rëndësishmë e Shqipërisë në forcimin e qeverisjes vendore. Aktualisht qeveria zvicerane po mbështet financiarisht projektin STAR2, për implementimin e reformës administrative terrotoriale në të gjitha bashkitë e vendit.





Buletini1

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt



Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al