1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare hartoi me sukses dhe po zbaton reformën administrative-territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon fuqizimin e bashkive duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të tyre.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor

    Reforma administrative-territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më moderne. Njësitë administrative (ish-komunat) do të vijojnë të ofrojnë shërbimet bazë për çdo banor të bashkisë së re.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma administrative-teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave nga to; mundësi më të mira për të promovuar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma administrative-territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në 61 bashki, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për reformën duke përmbushur standardet më të larta të gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Në konsultime u përfshinë 20,341 qytetarë, përfaqësues të institucioneve publike dhe agjencive të pavarura, qeverisë vendore, shoqërisë civile, sektorit privat, medias si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

KRYESORE

BE mbështet Reformën Administrative Territoriale në Shqipëri, firmoset një marrëveshje e re

Tiranë, 20 dhjetor, 2016 Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri firmosi një marrëveshje financiare me vlerë 3.5 milionë Euro në mbështetje të konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale në Shqipëri.  Kontributi i Bashkimit Europian për projektin STAR 2 është pjesë e zgjerimit të bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e qeverisjes vendore.

Marrëveshja u nënshkrua nga z.Yngve Engstroem, Shef i Bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Brian Williams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri. 

Ky financim do të shërbejë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative të njësive të qeverisjes vendore, rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve vendore dhe qeverisjes së mirë përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. Ndërhyrjet e STAR 2 do të kontribuojnë edhe në objektivin strategjik  të Shqipërisë atë të përparimit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Autoritetet lokale dhe rajonale janë vital për jetën demokratike të Bashkimit Europian dhe aktorë kyç në konceptimin dhe implementimin e politikave të përbashkëta europiane. Pritshmëria jonë është që ky kontribut i BE  të rezultojë me përmirësim të cilësisë së demokracisë vendore dhe të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset”, thaEngström, në emër të Delegacionit të Bashkimit Europian, duke shtuar se “për decentralizimin e suksesshëm të kompetencave, qeveria duhet t’i sigurojë qeverisjes vendore burime të mjaftueshme financiare, të parashikueshme për qëllime planifikimidhe transparencë në ndarjen e fondeve”. 

Brian Williams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri nënvizoi se “Ky është kontributi i fundit për këtë vit që do të thotë se të gjithë partnerët kanë kontribuar fondet e tyre. Jemi shumë të kënaqur që Bashkimi Europian i është bashkuar STAR 2 dhe mendojmë se është një “votë” besimi për këtë projekt dhe për këtë reformë”. 

“Ndihemi  më të sigurt tashmë që Bashkimi Europian i bashkohet projektit STAR,  në momentin më të rëndësishëm të zbatimit të tij dhe ku BE do të  kontribuojë në një prej kompontentëve ndoshta më të rëndësishëm, trajnimin e vazhdueshëm të administratës vendore për funksionet e reja të transferuara si pasojë e decentralizimit”, theksoi z.Bledi Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, prezent në ceremoninë e nënshkrimit. 

“Mbështjetje për Reformën Administrative Territoriale” (STAR) 2 ka mbështetjen e një numri të lartë partnerësh ndërkombëtarë përmes një mekanizmi të financimit të përbashkët.

Partnerët ndërkombëtarë përfshijnë: Bashkimin Europian, Qeverinë e Suedisë përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit, Qeverinë e Italisë përmes Agjencisë Italiane të Zhvillimit, Qeverinë e Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit , Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe PNUD.





Buletini1

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt



Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al