1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare hartoi me sukses dhe po zbaton reformën administrative-territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon fuqizimin e bashkive duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të tyre.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor

    Reforma administrative-territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më moderne. Njësitë administrative (ish-komunat) do të vijojnë të ofrojnë shërbimet bazë për çdo banor të bashkisë së re.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma administrative-teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave nga to; mundësi më të mira për të promovuar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma administrative-territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në 61 bashki, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për reformën duke përmbushur standardet më të larta të gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Në konsultime u përfshinë 20,341 qytetarë, përfaqësues të institucioneve publike dhe agjencive të pavarura, qeverisë vendore, shoqërisë civile, sektorit privat, medias si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

KRYESORE

Projekti STAR2, nis vlerësimi i situatës së qeverisjes vendore. IDRA në Bashkitë Himarë e Sarandë

Në kuadrin e projektit STAR 2, ka nisur zbatimi i procesit të “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri”, që do të shtrihet në të gjitha bashkitë dhe njësitë administrative përkatëse. Ky proçes ka për qëllim Vlerësimin e Situatës së Qeverisjes Vendore nga këndvështrimi i bashkive dhe i qytetarëve; identifikimin e mundësive dhe sfidave të qeverisjes në cdo bashki; dhe diskutimin e politikave të qeverisjes vendore në mënyrë të informuar. Gjetjet e vlerësimit do të përdoren gjithashtu për të azhornuar ndërhyrjet e projektit STAR 2.
Fotot bashkëlidhur tregojnë ekipin në terren të IDRA – Instituti Shqiptar per Kerkim dhe Zhvillim.
Ekipi i IDRA po realizon vlerësimin e situatës në bashkitë Himarë, Sarandë, Delvinë, Mallakastër e Patos. 
Projekti STAR 2 po asiston 61 bashkitë e reja, Ministrin për Çështjet Vendore dhe Agjencinë për Zbatimin e Reformës Territoriale në proçesin e konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale dhe të thellimit të proçesit të decentralizimit. Asistenca teknike e dedikuar për 61 bashkitë e reja nëpërmjet projektit STAR 2 mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE), Qeveria Italiane, Qeveria Suedeze(SIDA), Qeveria Zvicerane (SDC), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USAID) dhe PNUD.
Drejtimet kryesore të asistencës teknike përfshijnë: Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për komunitetet lokale, nëpërmjet zhvillimit të konceptit të shërbimeve me një ndalesë “One Stop Shop”, modernizimin e arkivave nëpërmjet sistemit të menaxhimit të dokumentacionit dhe dixhitalizimit. Forcimin e kapaciteteve institucionale dhe të administratës së bashkive nëpërmjet trajnimeve. Përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet rritjes së transparencës dhe pjesëmarrjes së komunitetit në vendim marrje.




Buletini1

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt



Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al