1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare hartoi me sukses dhe po zbaton reformën administrative-territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon fuqizimin e bashkive duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të tyre.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor

    Reforma administrative-territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më moderne. Njësitë administrative (ish-komunat) do të vijojnë të ofrojnë shërbimet bazë për çdo banor të bashkisë së re.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma administrative-teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave nga to; mundësi më të mira për të promovuar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma administrative-territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në 61 bashki, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për reformën duke përmbushur standardet më të larta të gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Në konsultime u përfshinë 20,341 qytetarë, përfaqësues të institucioneve publike dhe agjencive të pavarura, qeverisë vendore, shoqërisë civile, sektorit privat, medias si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

KRYESORE

Puna në grup, çelësi i suksesit!

Korçë, 6 shkurt - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe institucionet e tij të varësisë zhvilluan takimin e radhës për analizën vjetore të punës për vitin 2015, si dhe për të prezantuar e diskutuar sfidat dhe objektivat për qeverisjen vendore dhe luftën kundër korrupsionit për vitin 2016.

Gjatë takimit u evidentua dhe u konkludua që në fushën e qeverisjes vendore janë shënuar arritje të rëndësishme, në kuadrin legjislativ, të politikave dhe atë operacional, duke mundësuar krijimin e kushteve të duhura për një qeverisje vendore më efiçente dhe në shërbim të qytetarëve. Viti 2015 shënoi jetësimin e reformës administrativo-territoriale, me konstituimin e 61 bashkive të reja, proces që falë mbështetjes së Ministrit për Çështjet Vendore dhe strukturave të tjera shtetërore u realizua me sukses. Gjithashtu, një arritje mjaft e rëndësishme ishte miratimi i ligjit të ri "Për vetëqeverisjen vendore", i cili hap një kapitull të ri në organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore në Shqipëri, duke rritur nivelin e decentralizimit të funksioneve dhe kompetencave. 

Viti 2016 do të jetë viti i reformës së decentralizimit fiskal, që përmbyll edhe hapin e fundit të reformës së plotë të qeverisjes vendore në Shqipëri. 

Ndërkaq, në kuadrin e luftës kundër korrupsionit, arritjet e Ministrit për Çëshjtet Vendore gjatë vitit 2015 u reflektuan më së miri me vlerësimin e Transparency International, ku Shqipëria shënoi kapërcimin më të madh në gjithë historinë që kur kjo organizatë ka filluar matjen e Indeksit të Përceptimit të Korrupsionit, duke u ngjitur me 22 vende më lartë, në përmirësimin e perceptimit publik për korrupsionin. 

Zbatimi me sukses i Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015-2020 dhe i Planit të Veprimit 2015-2017 do të vijojë me të njëjtën frymë edhe gjatë vitit 2016.






Buletini1

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt



Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al