1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare hartoi me sukses dhe po zbaton reformën administrative-territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon fuqizimin e bashkive duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të tyre.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor

    Reforma administrative-territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më moderne. Njësitë administrative (ish-komunat) do të vijojnë të ofrojnë shërbimet bazë për çdo banor të bashkisë së re.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma administrative-teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave nga to; mundësi më të mira për të promovuar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma administrative-territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në 61 bashki, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për reformën duke përmbushur standardet më të larta të gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Në konsultime u përfshinë 20,341 qytetarë, përfaqësues të institucioneve publike dhe agjencive të pavarura, qeverisë vendore, shoqërisë civile, sektorit privat, medias si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

KRYESORE

Prezantohen draftet e para të Planeve Operacionale të Zhvillimit Vendorë

Tiranë, 15 dhjetor - Organizatat zbatuese të Planeve Operacionale të Zhvillimit Vendorë prezantuan draftet për 26 bashkitë e para që do të përfitojnë nga asistenca e Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve për zhvillimin e territorit që kanë nën administrim. Përmes Planeve Operacionale mundësohet analizë e territoreve të reja administrative, si asete dhe hapësira operimi ku do të zhvillohet vizioni strategjik i zhvillimit të territorit urban, natyror dhe/ose prodhues.

Organizatat zbatuese kanë përfunduar procesin e mbledhjes së të dhënave, analizën e tyre dhe identifikimin e projekteve prioritare për një periudhë 2 deri në 3 vjeçare. Gjatë procesit të hartimit janë realizuar konsultime me grupet e punës dhe përfaqësuesit e çdo bashkie, si dhe me grupet e interesit me qëllim integrimin e rekomandimeve të tyre.

Në kuadër të nxitjes së barazisë gjinore, u realizuan konsultime me ekspertë të fushës, në mënyrë që planet të jenë të përgjigjshme edhe nga ana gjinore.

Draftet e para të Planeve Operacionale të Zhvillimit Vendorë u hartuan në frymën e promovimit të zhvillimit të qendrueshëm, me qëllim emancipimin dhe integrimin më të mirë të zonave rurale me ato urbane, duke i dhënë një frymëmarrje të re zhvillimit infrastrukturor dhe ekonomik të vendot. Gjatë hartimit të planeve, vëmendje e veçantë u kushtua komponentit gjinor. 




Buletini1

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt



Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al