1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare hartoi me sukses dhe po zbaton reformën administrative-territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon fuqizimin e bashkive duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të tyre.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor

    Reforma administrative-territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më moderne. Njësitë administrative (ish-komunat) do të vijojnë të ofrojnë shërbimet bazë për çdo banor të bashkisë së re.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma administrative-teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave nga to; mundësi më të mira për të promovuar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma administrative-territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në 61 bashki, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për reformën duke përmbushur standardet më të larta të gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Në konsultime u përfshinë 20,341 qytetarë, përfaqësues të institucioneve publike dhe agjencive të pavarura, qeverisë vendore, shoqërisë civile, sektorit privat, medias si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

KRYESORE

Qeveria Italiane do vijojë mbështetjen gjatë fazës së zbatimit të reformës territoriale

Tiranë, 21 dhjetor 2015 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z.Bledi Çuçi priti sot ambasadorin e ri të Italisë, SH.T.Z. Alberto Cutillo të cilin e uroi për detyrën e tij të re si ambasador i Republikës së Italisë në Shqipëri. 

Pasi konfirmoi marrëdhëniet e shkëlyqera me qeverinë Italiane, si një nga donatorët kryesorë të reformës administrativo-territoriale, Ministri Çuçi shprehu vullnetin për ta vazhduar bashkëpunimin më tej gjatë fazës së zbatimit të reformës territoriale si dhe në luftën kundër korrupsionit në vend.


Ambasadori Cutillo shprehu kënaqësinë për misionin e tij të ri në Shqipëri dhe gatishmërinë për të pranuar sugjerime në mënyrë që axhenda e tij diplomatike të jetë sa më e dobishme për Shqipërinë.

Në këtë kuadër, Ambasadori Cutillo nënvizoi se pas një bashkëpunimi të frytshëm, qeveria Italiane do të vijojë me mbështetjen gjatë fazës së implementimit të reformës territoriale.

Në përfundim, Ministri Çuçi, duke shprehur mirënjohjen për rolin e Italisë si një partner i rëndësishëm i Shqipërisë, theksoi se përpjekjet e përbashkëta me donatorët ishin çelësi i suksesit të reformës administrativo-territoriale, reformë e vlerësuar me nota pozitive nga Progres Raporti i Komisionit Evropian, si dhe avancimi i mëtejshëm i kësaj reforme dhe i luftës kundër korrupsionit do t`i hapë rrugë hapjes së procesit të negociatave për anëtarësim mes Shqipërsië dhe Bashkimit Evropian.




Buletini1

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt



Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al