1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare hartoi me sukses dhe po zbaton reformën administrative-territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon fuqizimin e bashkive duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të tyre.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor

    Reforma administrative-territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më moderne. Njësitë administrative (ish-komunat) do të vijojnë të ofrojnë shërbimet bazë për çdo banor të bashkisë së re.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma administrative-teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave nga to; mundësi më të mira për të promovuar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma administrative-territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në 61 bashki, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për reformën duke përmbushur standardet më të larta të gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Në konsultime u përfshinë 20,341 qytetarë, përfaqësues të institucioneve publike dhe agjencive të pavarura, qeverisë vendore, shoqërisë civile, sektorit privat, medias si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

KRYESORE

Mblidhet Komiteti Drejtues i Donatorëve për Reformën Territoriale

Tiranë, 11 dhjetor 2015 - Ministri i Shteti për Çështjet Vendore, z. Bledi Çuçi së bashku me përfaqësuesit e projektit “STAR” (“Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale”) prezantuan përpara Komitetit Drejtues të Donatorëve arritjet e fundit të Reformës Administrativo-Territoriale.

Grupet e trajnuara në 61 bashkitë, së bashku me ekspertët e projektit "STAR" dhe me asistencën e konsorciumit të kontraktuar në shtator të këtij viti, “Grant Thornton” dhe “Inter B.B.K. – Auditing”, plotësuan në cilësinë e duhur raportet e kontrollit për të 384 njësitë e qeverisjes vendore. Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e konsolidimit financiar dhe administrativ të bashkive të reja.

Të pranishmit u informuan në lidhje me ecurinë e procesit të vlerësimit, përpunimit dhe inventarizimit të arkivave, si dhe u propozua projekt-organigrama për bashkitë e reja, e cila pritet të diskutohet dhe miratohet nga kryetarët dhe këshillat bashkiak.

Në vijim të takimit, u ndanë të dhëna të përditësuara në lidhje me saktësimin e kufijve administrativ sipas koordinatave të sakta gjeografike si dhe Planet e Zhvillimit Operacional për bashkitë e reja.

Reforma aministrativo-territoriale po vazhdon të kalojë me sukses etapat e parashikuara nën udhëheqjen e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledi Çuçi dhe me mbështetjen e donatorëve e partnerëve ndërkombëtarë. 




Buletini1

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt



Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al