1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare hartoi me sukses dhe po zbaton reformën administrative-territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon fuqizimin e bashkive duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të tyre.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor

    Reforma administrative-territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më moderne. Njësitë administrative (ish-komunat) do të vijojnë të ofrojnë shërbimet bazë për çdo banor të bashkisë së re.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma administrative-teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave nga to; mundësi më të mira për të promovuar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma administrative-territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në 61 bashki, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për reformën duke përmbushur standardet më të larta të gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Në konsultime u përfshinë 20,341 qytetarë, përfaqësues të institucioneve publike dhe agjencive të pavarura, qeverisë vendore, shoqërisë civile, sektorit privat, medias si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

KRYESORE

Vlerësime pozitive pë reformën administrativo-territoriale në Progres-raportin e KE

Tiranë, 12 nëntor 2015 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledi Çuçi gjatë konferencës për shtyp sot përshëndeti Progres-raportin e Komisionit Evropian, prezantuar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn para deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel dhe dorëzuar Kryeministrit të vendit, z. Edi Rama nga Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Raporti i sivjetshëm vlerëson me nota pozitive arritjet e Shqipërisë brënda një viti, ndër të tjera duke theksuar progresin e bërë me miratimin dhe fillimin e zbatimit të reformës administrativo-territoriale, si dhe miratimin e strategjisë së decentralizimit.


Ministri Çuçi në deklaratën e tij tha: “Në frymën e rekomandimeve të progres raportit, Qeveria Shqiptare ka filluar punën për adresimin e tyre dhe tashmë ka miratuar projektligjin e ri “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili ndodhet në Parlament për miratim brenda vitit 2015. Ndërkohë, që kemi në proces strukturimin e paketës financiare dhe administrative, si dhe kalimin e një sërë funksionesh nga qeverisja qendrore në atë vendore.”

Hartimi dhe miratimi i këtij projektligji merr rëndësi të veçantë në kushtet kur reforma administrativo-territoriale ka hyrë në fazen e zbatimit të saj, me qëllim organizimin dhe funksionimin sa më të mirë të njësive të reja të qeverisjes vendore.


Vlerësimet pozitive të Progres-raportit në lidhje me miratimin e ndarjes së re administrativo-territoriale dhe strategjisë së decentralizimit, u nënvizuan edhe nga Ambasadorja Vlahutin në konferencën e mbajtur për shtyp para dy ditësh, në prezencë të Kryeministrit Rama.

Në deklaratën e saj ajo u shpreh: “Nëse do të duhej që ta përmblidhja raportin me një frazë, unë do të thosha diçka, që ju e keni degjuar nga komisioneri Hahn, -që është një progres shumë i qëndrueshëm që ka bërë Shqipëria për prioritetet kyçe që do të çojnë në çeljen e negociatave për anëtarësim.”

Reforma administrativo-territoriale e realizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetje të pakushtëzueshme nga komuniteti i donatorëve ndërkombëtar në Shqipëri, mori përmasa historike për shtetin Shqiptar dhe u cilësua si kryereforma e Qeverisë Shqiptare. 




Buletini1

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt



Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al