1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare hartoi me sukses dhe po zbaton reformën administrative-territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon fuqizimin e bashkive duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të tyre.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor

    Reforma administrative-territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më moderne. Njësitë administrative (ish-komunat) do të vijojnë të ofrojnë shërbimet bazë për çdo banor të bashkisë së re.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma administrative-teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave nga to; mundësi më të mira për të promovuar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma administrative-territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në 61 bashki, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për reformën duke përmbushur standardet më të larta të gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Në konsultime u përfshinë 20,341 qytetarë, përfaqësues të institucioneve publike dhe agjencive të pavarura, qeverisë vendore, shoqërisë civile, sektorit privat, medias si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

KRYESORE

Në prag të Konferencës Kombëtare për Qeverisjen Vendore

Tiranë, 27 tetor 2015 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z.Bledi Çuçi në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadën e Zvicrës, Ambasadën Suedeze, Kooperacionin Italian në Shqipëri, Këshillin e Europës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, mbështetës të reformës administrativo-territoriale dhe reformës së decentralizimit në Shqipëri, organizon Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore e cila do të zhvillohet me datë 30 tetor 2015.

Në këtë konferencë në prezencën e SHTZ. Edi Rama dhe Ministrit Çuçi, do të jenë pjesëmarrës Presidenti i Dhomës së Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, z. Anders Knape, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SHTZ. Donald Lu, Ambasadori i Zvicrës, SHTZ. Christoph Graf, Përfaqësues i Delegacionit Europian, z. Jan Rudolph dhe Drejtoresha e UNDP, znj. Yesim Oruc.

Të ftuar folës do të jenë edhe kryebashkiakë dhe ekspertë nga shtetet e Bashkimit Europian dhe rajoni i Ballkanit, të cilët do të ndajnë pikëpamje mbi reformën territoriale në vendet që përfaqësojnë. Konferenca, ndër të tjera do të trajtojë arritjet e reformave në vendin tonë, rolin e shoqatave në reformat e qeverisjes vendore dhe çështje të menaxhimit të financave publike në kuadër të decentralizimit fiskal.

Konferenca Kombëtare për Qeverisjen Vendore ndodh në një moment të rëndësishëm të konsolidimit të reformës administrativo-territoriale dhe decentralizimit të mëtejshëm të pushtetit vendor dhe është në vijim të ndërtimit të urave të komunikimit midis Shqipërise dhe vëndeve me përvojat më të mira në fushën e qeverisjes vendore, me qëllim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Konferenca Kombëtare përkon me 30-vjetorin e hapjes për nënshkrim të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Lokale, 20-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe 15-vjetorin e Ratifikimit të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.




Buletini1

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt



Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al