1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare hartoi me sukses dhe po zbaton reformën administrative-territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon fuqizimin e bashkive duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të tyre.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në nivel vendor

    Reforma administrative-territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më moderne. Njësitë administrative (ish-komunat) do të vijojnë të ofrojnë shërbimet bazë për çdo banor të bashkisë së re.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma administrative-teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tarifave nga to; mundësi më të mira për të promovuar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma administrative-territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në 61 bashki, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për reformën duke përmbushur standardet më të larta të gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Në konsultime u përfshinë 20,341 qytetarë, përfaqësues të institucioneve publike dhe agjencive të pavarura, qeverisë vendore, shoqërisë civile, sektorit privat, medias si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

KRYESORE

Leksion për ndarjen territoriale me studentët e Universitetit Mesdhetar

Tiranë, 14 tetor 2015 - Universiteti Mesdhetar mirëpriti Ministrin e Shtetit për Çeshtjet Vendore, Bledi Çuçi në një leksion të hapur për rrugëtimin e qeverisjes vendore në Shqipëri, nga viti 1912 deri në reformën e parë administrativo-territoriale, historike për vendin tonë.

Sfidat e qeverisjes vendore gjatë rrugëtimit 103 vjeçar, që nga Shpallja e Pavarësisë, ishin pjesë e prezantimit akademik të Ministrit Çuçi, për të vijuar me tej me nismën historike të qeverisë për të rishikuar ndarjen administrativo-territoriale, ngritjen e strukturave përkatëse për të bërë vlerësimet dhe analizat e duhura të zonave funksionale, deri në konceptimin e hartës së re administrativo-territoriale.

Ministri Çuçi u përqendrua tek aktorët kryesorë të reformës, koncepti dhe krijimi i zonave funksionale, procesi i konsultimit publik në mbarë vendin që i parapriu dizenjimit të hartës së re.

Prezantimi u fokusua edhe në punën e bërë gjatë këtij viti, sfidat e procesit aktual të konsolidimit administrativ dhe financiar të njësive vendore dhe zbatimit me skukses të reformës, me qëllim modernizimin e shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik lokal. Leksionet u ndoqën me interes nga studentë dhe akademikë.




Buletini1

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt



Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al