img4

Gjirokastra dhe Fieri diskutojnë kriteret për ndarjen e re territoriale

27 mars 2014 – Diskutime dhe rekomandime të shumta shoqëruan takimet konsultuese për reformën administrativo-terrioriale në qarkun e Fierit dhe atë të Gjirokastrës. Mbi 150 përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile, deputetë dhe grupe interesi ishin të pranishëm në këto takime të kryesuara nga Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Bashkim Fino.

Ministri Bledi Çuçi i njohu të pranishmit me të dhënat e njësive të qeverisjes vendore të këtyre qarqeve duke theksuar progresin e ndjeshëm që do të sjellë kjo reformë në shërbimet që qytetarët marrin nga pushteti vendor. Ai shtoi se vendi do të ketë mundësi më të mëdha për zhvillim ekonomik vendor; inovacion dhe cilësi të lartë të shërbimeve publike; rritje të efikasitetit të shërbimeve dhe të aksesit të qytetarëve në to.

Kryetari i Bashkisë së Fierit, z. Baftjar Zeqaj gjatë fjalës së tij theksoi se “Me reformën administrativo – territoriale duhet të arrijmë që Qarqet, të cilat dje dhe sot janë jo efektive, të bëhen funksionale dhe efiçente në hartimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore sociale, ekonomike dhe kulturore në nivel rajonal.”

Gjatë takimin konsultues në Gjirokastër, duke folur per këtë qark, Kryetari i Bashkisë z. Flamur Bime e cilësoi reformën territoriale si një reformë zhvillimi që do të sjelle cilesine e duhur dhe te kerkuar dhe si rrjedhojë një domosdoshmëri.

Një pikë kyçe e takimit ishte prezantimi i kritereve teknike për ndarjen e re territoriale ku do të bazohen Grupet e Punës të ngritura në secilin Qark, duke e vënë theksin tek krijimi i zonave funksionale të cilat do të rrisin cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.   

Qarku i Fierit dhe i Gjirokastrës do të vijojnë më tej me takime të tjera konsultuese të organizuara nga prefektët, përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe të zgjedhurit vendorë në njësitë e tjera të qeverisjes vendore.


Fjala e Z.Bledar Çuçi, Ministër i Çështjeve Vendore në Gjirokastër

Prezantimi i kritereve teknike të propozuara për ndarjen e re administrativo-territoriale

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al