img4

Shkodra dhe Durrësi mirëpresin reformën territoriale

25 mars 2014 – Konsultimet publike për Reformën Administrativo-Territoriale u përqendruan sot në dy qendra qarqesh, Shkodër dhe Durrës.Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ftoi të zgjedhurit vendorë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe sektorit privat, të pranishëm në këto takime, që të thonë fjalën e tyre dhe të kontribuojnë në përgatitjen e kësaj reforme: “Ne jemi këtu për t’ju dëgjuar, sepse besojmë fort se reforma administrativo-territoriale do të jetë e sukseshme vetëm nëse realizohet në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë ju, me të gjithë aktorët politikë, ekonomikë dhe shoqërorë në vend.”

Gjatë fjalës së tij Ministri Bledi Çuçi paraqiti të dhënat e njësive të qeverisjes vendore të këtyre qarqeve dhe përfitimet që burojnë nga konsolidimi i këtyre njësive.

Drejtori i projektit në Mbështetje të Reformës Administrativo-Teritoriale (STAR), Enea Hoti prezantoi kriteret e ndarjes territoriale ku do të bazohen Grupet e Punës të ngritura në secilin Qark, duke e vënë theksin tek krijimi i zonave funksionale të cilat do të rrisin cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.   

Prefekti i Qarkut Durrës, Rolant Xhelilaj, theksoi se grupi i punës i ngritur në nivel qarku është i hapur për mendimet, propozimet dhe sugjerimet nga të gjithë aktorët, si dhe informoi se ky takim do të pasohet nga takime të tjera që do të zhvillohen në vazhdim në të gjitha nivelet e qeverisjes vendore të qarkut, deri në përfundimin me sukses të kësaj reforme.



Fjala e Z. Bledar Çuçi, Ministër i Çështjeve Vendore në Shkodër 

Fjala e Z. Bledar Çuçi, Ministër i Çështjeve Vendore në Durrës

Prezantimi i kritereve teknike të propozuara për ndarjen e re administrativo-territoriale

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al