img4

Konsultimet publike - interesim i gjerë në Kukës

Kukës, 24 mars 2014 – Takimi i radhës i Ministri të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale u zhvillua sot në qytetin e Kukësit. Përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore, drejtues të forcave politike, përfaqësues të sektorit privat dhe shoqërisë civile ishin të pranishm në konsultimin publik ku u prezantuan kriteret teknike që do të përdoren për ndarjen e re adminsitrativo-territoriale.

Ministri Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi u shpreh gjatë fjalës së tij: “Nëntë muaj më parë nga kjo sallë dhe në praninë e përfaqesuesve te pushtetit vendor, si sot, zoti Lulzim Basha deklaroi nevojen qe ka vendi për të nisur sa më shpejt reformën administrative-territoriale. Prandaj, referuar edhe shkëmbimit të letrave të këtyre ditëve të fundit midis Kryeministrit dhe zotit Basha, apeloj edhe një herë që opozita t’i bashkohet përpjekjeve për këtë reformë kaq të rëndesishme për vendin.”

Qarku i Kukësit ka 3 bashki dhe 24 komuna dhe më shumë se gjysma e këtyre komunave kanë më pak se 2000 banorë. Të tilla janë komuna e Bushtricës, Surrojit, Lekbibaj apo komuna Arrën me 462 banorë dhe komuna Kalis me 827 banorë, të cilat kanë humbur më shumë se gjysmën e popullsisë brenda dhjetë vjetësh.

Gjatë takimit Ministri Çuçi theksoi se mbi 60% e komunave të Qarkut Kukes, janë totalisht të varura nga buxheti i shtetit dhe janë totalisht jashtë funksionit si njësi vendore të afta për të kryer shërbime. Shumica e këtyre shpenzimeve shkojnë për personelin pasi sipas të dhënave, administrata lokale në qarkun e Kukësit kushton 2 herë më shumë sesa administratat e tjera në rang vendi.

I pranishëm në këtë takim, z. Hasan Halilaj, Kryetari i Bashkisë Kukës pohoi se gjendja e bashkisë dhe njësive të tjera vendore lë shumë për të dëshiruar. "Nuk ka staf të kualifikuar dhe bindës për të konkurruar për donacionet e huaja. Nëse duam që komuniteti të ketë të ardhura e shërbime më të mira, ne duhet ta bëjmë domosdoshmërisht këtë reformë." 

Sipas përllogaritjeve të bëra nga grupi i ekspertëve, pas konsolidimit të njësive të qeverisjes vendore mbi bazën e reformës administrativo-territoriale, vetëm nga mirë administrimi i fondeve për personelin në 4 vjet mund të grumbullohen rreth 3 milionë USD si fonde shtesë që do të shkojnë për investime publike. 


Fjala e Z. Bledar Çuçi, Ministër i Çështjeve Vendore në Kukës

Prezantimi i kritereve teknike të propozuara për ndarjen e re administrativo-territoriale

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al