img4

Korçë, konsultim i gjerë publik për reformën territoriale

Korçë, 18 mars 2014 - Qendra e turit të konsultimeve publike për reformë territoriale ishte sot qyteti i Korçës ku morrën pjesë rreth 200 aktorë vendorë dhe grupe interesi. Qarku i Korçës ka 8% të popullsisë së vendit me një mestare prej rreth 5,900 banorë për njësi të qeverisjes vendore. Thuajse treçereku i buxhetit të njësive të qeverisjes vendore në qarkun e Korçës vjen prej granteve nga buxheti i shtetit, ndërsa të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore përbëjnë vetëm 1/4 e këtij buxheti.

“Disa prej këtyre njësive vendore shpenzojnë me shumë se 90% të buxhetit për paga dhe shpenzime personeli. Ndërkohë, zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i qarkut është përqendruar ne qendrat e mëdha urbane si Korça, Pogradeci apo Bilishti”, theksoi Ministri Bledi Çuçi gjatë takimit. 

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo prezantoi disa shembuj konkret se si reforma territoriale do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. “Bashkia e Korçës hartoi një plan për zhvillimin e turizmit por kur donim të hartonim planin e veprimit nuk mund të përfshinim vetëm Bashkinë e Korçës por lindi nevoja të përfshinim Dardhën, Voskopojën dhe komunat përreth. Këto janë praktika reale të bashkisë tonë që tregojnë se reforma është shumë e rëndësishme dhe nuk është vetëm një teori”, u shpreh Filo. 

Takimi u transmetua në kohë reale në faqen në internet të reformës territoriale.


Fjala e Z. Bledar Çuçi, Ministër i Çështjeve Vendore në Korçë

Prezantimi i kritereve teknike të propozuara për ndarjen e re administrativo-territoriale

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al