img4

Kriteret e reformës territoriale prezantohen në Përmet

Përmet, 19 mars 2014 – Konsultimet publike për Reformën Administrativo-Territoriale u zhvilluan sot në Përmet ku Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi paraqiti të dhënat e njësive të qeverisjes vendore të këtij rrethi dhe përfitimet që burojnë nga konsolidimi i këtyre njësive. Gjithashtu gjatë takimit u prezantuan dhe u diskutuan kriteret teknike që do të përdoren për ndarjen adminsitrativo-territoriale.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Çuçi theksoi: “Një llogaritje e përafërt tregon se, pas konsolidimit të njësive të qeverisjes vendore mbi bazën e reformës administrativo-territoriale , rrethi i Permetit mund të sigurojë çdo vit afërsisht rreth 1 milionë USD fonde neto për investime nga mirëmenaxhimi i burimeve dhe aseteve vendore. Në 1 mandat 4-vjeçar mund të kemi të shtruara me asfalt rreth 20km rrugë rurale, apo të ndërtojmë një shkollë apo 2-3 qendra të reja shëndetësore.”

Kryetari i Bashkise së Përmetit, Gilberto Jaçe tha se “Bashkia nuk arrin të bëjë më asnjë investim dhe të sigurojë shërbimet bazë për qytetarët. Kjo refomë jep mundësinë që ndoshta pa parashtesë nga buxheti i shtetit ne të dalim krejtësisht nga kjo agoni.”

Rrethi i Përmetit ka 9 njësi vendore, 2 bashki dhe 7 komuna. Sipas te dhënave të Censusit 2011 në rrethin e Përmetit ka rreth 17,000 banorë. Lëvizja demografike në mënyrë të veçantë ka prekur rrethin e Përmetit ku ka komuna me 1000 banorë si Çarçova, Ballabani, Dëshnica, Suka apo dhe Frashëri që numëron vetëm 387 banorë.

Rreth 80 deri ne 85% e buxhetit të komunave në rrethin e Permetit vjen prej granteve nga buxheti i shtetit, ndërsa të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore përbëjnë gati 15% deri ne 20% të këtij buxheti.

Takimi u transmetua drejtëpërdrejtë në faqen e reformës territoriale.



Fjala e Z.Bledar Çuçi, Ministër i Çështjeve Vendore në Përmet

Prezantimi i kritereve teknike të propozuara për ndarjen e re administrativo-territoriale

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al