img4

Procesi i decentralizimit në qendër të bisedimeve me komunitetin e donatorëve

Tiranë, 25 shkurt 2014 – U prezantua sot para Grupit Sektorial të Punës për Decentralizimin progresi që është bërë deri më tani për procesin e reformës administrativo-territoriale dhe fillimi i punës për strategjinë e re ndërsektoriale të decentralizimit dhe qeverisjes vendore.

Në takimin e kryesuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe nga Drejtori i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Holger Tausch, komuniteti i donatorëve dhe përfaqësuesit e ministrive të linjës u informuan për hapat që janë bërë për të çuar përpara procesin e reformës territoriale.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi theksoi se paralelisht dhe në mënyrë komplementare me reformën administrativo-territoriale ka lindur nevoja për ngritjen e një grupi pune për përgatitjen e strategjise së re ndërsektoriale të decentralizimit dhe qeverisjes vendore. Kjo strategji do të mbështetet nga USAID-i dhe ministritë e linjës si dhe nga ekspertët teknik më të mirë në fushën e decentralizimit dhe pushtetit vendor. Në zbatim të kësaj nevoje, me Urdhrin e Kryeministrit Nr.69 datë 13.2.2014, është ngritur Grupi Ndër-institucional i Punës për hartimin e strategjisë ku pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të donatorëve.

Grupi i donatorëve falenderoi Qeverinë për përfshirjen e tyre në këtë grup pune si dhe shprehu mbështetjen e plotë për hartimin e kësaj strategjie të re ndërsektoriale të decentralizimit dhe qeverisjes vendore si dhe për reformën administrativo-territoriale në vend.


facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al