img4

Konferenca Kombëtare Për Reformën Territoriale

Tiranë, 17 tetor 2013 - Qeveria e Shqipërisë shpalli nisjen e Reformës Administrativo-Territoriale me një Konferencë Kombëtare që u mbajt në Tiranë më 17 tetor 2013. Konferenca shërbeu për: (i)  krijimin e një platforme për dialog konsensual dhe të qëndrueshëm mes të gjithë palëve të interesuara në Reformën Administrativo -Territoriale në Shqipëri, (ii) të diskutuar dhe të validuar gjetjet e vlerësimeve dhe raporteve të kryera nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për nevojën për Reformë Administrativo-Territoriale në vend dhe skenarët e mundshme për zbatimin e saj, (iii) të identifikuar boshllëqet që duhet të adresohen nga Reforma Administrativo-Territoriale dhe për të artikuluar qëllimin e reformës; (iv) të diskutuar dhe për të rënë dakord mbi kuadrin për zhvillimin dhe zbatimin e reformës brenda 20 muajve të ardhshëm.

Folësit dhe pjesëmarrësit në konferencë përfshinë Kryeministrin e Shqipërisë, Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, deputetë, ministra dhe drejtues të institucioneve të pavarura; kryetarët e bashkive, kryetarët e komunave, kryetarët e qarqeve dhe prefektët; përfaqësues të shoqatave të qeverisjes vendore dhe rajonale dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile që punojnë për fuqizimin e qeverisjes vendore dhe decentralizimin; ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë në çështjet e qeverisjes vendore; përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe programeve që mbështesin forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri; dhe media.

Konferenca Kombëtare mbi Reformën Administrativo-Territoriale në Shqipëri u organizua nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me mbështetje nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Agjensia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjensia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Këshilli i Evropës.



RENDI I DITËS

09:00 – 09:30         Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe i medias 

09:30 – 10:30         Fjala e mirëseardhjes nga Z. Bledar Çuçi
, Ministër Shteti për Çështjet Vendore

Fjalët e hapjes 

HE. Edi RamaKryeministër i Shqipërisë
HE. Florian Raunig, Ambasador i OSBE-së në Tiranë
HE. Ettore Sequi, Ambasador i delegacionit të BE-së në Tiranë
Mr. Denis HuberPërfaqësues i Këshillit të Europës

10.30 – 10.45         
Pushim 

10:45 – 12:15         Reforma Administrativo-Territoriale – Panel I 

Z. Bashkim Fino
, anëtar i Kuvendit, Partia Socialiste 
Z. Lulzim Basha
Kryetar i bashkisë Tiranë dhe Kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (për t’u konfirmuar)
Z. Dashamir Shehi, anëtar i Kuvendit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 
Z. Ben Blushianëtar i Kuvendit, Partia Socialiste 
Prof. Pawel Swianiewiczekspert, Këshilli i Europës
Z. David Parksekspert, OSBE

Moderatore:
 Znj. Zana Vokopola

12:15 – 12:30         Pushim

12:30 – 13:45         Reforma Administrativo-Territoriale – Panel II

Mr. Lars Eric Ericssonish-Sekretar Shteti për Pushtetin Vendor, Suedi
Mr. Artan Shkëmbi, Kryetar i bashkisë Pogradec dhe Kryetar i Shoqatës për Autoniminë Vendore në Shqipëri
Mr. Dritan Shutina, Drejtor Ekzekutiv, Co-Plan, dhe ekspert i Programit për Zhvillim Rajonal
Mr. Fatbardh Plaku, Kryetar i komunës Farkë dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Komunave

Moderatore: Znj. Sabina Ymeri

13:45  14:30         Diskutime, konkluzione dhe rekomandime

Moderator: Z. Enea Hoti, Këshilltar i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore

14:30                       
Drekë

Ky aktivitet mbështetet nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë




Prezantimet nga Konferenca Kombëtare për Reformën Administrativo-Territoriale.

Z. Paweł Swianiewicz  pdflogo
Z. David Parks  pdflogo
Z. Lars Eric Ericsson  pdflogo
Z. Dritan Shutina     pdflogo

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al