img4

Projekti STAR2, nis vlerësimi i situatës së qeverisjes vendore. IDRA në Bashkitë Himarë e Sarandë




Në kuadrin e projektit STAR 2, ka nisur zbati
mi i procesit të “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri”, që do të shtrihet në të gjitha bashkitë dhe njësitë administrative përkatëse. Ky proçes ka për qëllim Vlerësimin e Situatës së Qeverisjes Vendore nga këndvështrimi i bashkive dhe i qytetarëve; identifikimin e mundësive dhe sfidave të qeverisjes në cdo bashki; dhe diskutimin e politikave të qeverisjes vendore në mënyrë të informuar. Gjetjet e vlerësimit do të përdoren gjithashtu për të azhornuar ndërhyrjet e projektit STAR 2.
Fotot bashkëlidhur tregojnë ekipin në terren të IDRA – Instituti Shqiptar per Kerkim dhe Zhvillim.
Ekipi i IDRA po realizon vlerësimin e situatës në bashkitë Himarë, Sarandë, Delvinë, Mallakastër e Patos.
Projekti STAR 2 po asiston 61 bashkitë e reja, Ministrin për Çështjet Vendore dhe Agjencinë për Zbatimin e Reformës Territoriale në proçesin e konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale dhe të thellimit të proçesit të decentralizimit. Asistenca teknike e dedikuar për 61 bashkitë e reja nëpërmjet projektit STAR 2 mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE), Qeveria Italiane, Qeveria Suedeze(SIDA), Qeveria Zvicerane (SDC), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USAID) dhe PNUD.
Drejtimet kryesore të asistencës teknike përfshijnë: Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për komunitetet lokale, nëpërmjet zhvillimit të konceptit të shërbimeve me një ndalesë “One Stop Shop”, modernizimin e arkivave nëpërmjet sistemit të menaxhimit të dokumentacionit dhe dixhitalizimit. Forcimin e kapaciteteve institucionale dhe të administratës së bashkive nëpërmjet trajnimeve. Përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet rritjes së transparencës dhe pjesëmarrjes së komunitetit në vendim marrje.









facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al