img4

Qeveria Zvicerane vijon mbështetjen për Konsolidimin e Reformës Administrative-Territoriale Nënshkruhet marrëveshja e re financiare mes Qeverisë së Zvicrës dhe PNUD



Tiranë, 1 Dhjetor 2016 – Qeveria Zvicerane ka akorduar 500.000 dollarë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës administrative-territoriale në Shqipëri. Marrëveshja u firmos sot nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z.Christoph Graf dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD në Shqipëri, z.Brian Williams.

Ky fond do të mbështesë bashkitë e reja të krijuara nga bashkimi i ish-njësive vendore, -si pjesë e një projekti shumë-donatorësh, “Mbështetje për Reformën Adminisitrative-Territoriale”-STAR 2. Fokusi i tij është forcimi i kapaciteteve menaxhuese dhe administrative në nivel vendor për ofrimin e shërbimeve në mënyrë efikase, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

Projekti synon t’i mundësojë bashkive të reja ofrimin e shërbimeve cilësore, në mënyrë të hapur, transparente dhe pjesëmarrëse dhe që përmbushin pritshmëritë e publikut.

Së bashku me donatorët e tjerë, -Bashkimin Europian, Suedinë, Italinë, USAID dhe PNUD- Zvicra mbështet reformën administrative-territoriale falë potencialit të saj për të përmirësuar funksionimin e Njësive të Qeverisjes Vendore. Kontributi i Zvicrës është vazhdim i kontributit të mëparshëm financiar prej 700.000 dollarë, në fazën e parë të projektit.

Projekti do të zgjasë tre vjet e gjysëm dhe ka një fond prej 8.2 milionë dollarë. Qeveria Shqiptare mundëson 250.000 dollarë për këtë nismë. Nisur nga rëndësia e Reformës Administrative-Territoriale dhe veçanërisht konsolidimi i 61 bashkive të reja, STAR 2 gëzon mbështetjen e 6 partnerëve ndërkombëtarë, përkrah Qeverisë Shqiptare.





Qeverisja vendore duhet të tejkalojë ende një seri sfidash serioze dhe për këtë nevojiten vendime të guximshme për zbatimin efikas të strategjive kombëtare të decentralizmit administrativ dhe fiskal.

STAR 2 i përgjigjet këtyre sfidave me fokus të veçantë forcimin e institucioneve vendore, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe promovimin e demokracisë vendore.

 

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al