img4

Diskutime mbi sfidat dhe përparësitë e qeverisjes së re vendore pas konstituimit

Tiranë, 4 shtator 2015 - Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ftoi sot kryebashkiakët e rinj në një takim pune për të diskutuar përparësitë dhe sfidat e qeverisjes së re vendore pas konstituimit të këshillave bashkiakë, si edhe për të prezantuar iniciativat historike të qeverisë shqiptare në ndihmë të bashkive të reja me qëllim ofrimin me cilësi të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm vendor.

Nga këto iniciativa, Ministri Çuçi prezantoi projektin e Planeve të Përgjithshme Vendore si dhe hartimin e Planit të Zhvillimit Operacional për 26 bashki, të shoqëruara me një paketë financiare të vënë në dispozicion nga qeveria dhe donatorët. Gjithashtu, Ministri njoftoi që në datën 8 shtator 2015 do të nënshkruhet kontrata me një nga katër kompanitë ndërkombëtare të auditimit, për konsolidimin administrativ financiar të 61 bashkive.

Të pranishmëve iu prezantua edhe kalimi i kompetencave të reja në nivel vendor, që do të realizohet në kuadër të paketës së decentralizimit: në fushën e ndihmës ekonomike, arsimit, funksioneve të policisë bashkiake, mbrojtjes nga zjarri, rrugëve rurale, shërbimit pyjor, etj.

Një moment tjetër historik i reformës administrativo-territoriale, sipas Ministrit Çuçi, është iniciativa e qeverisë shqiptare për saktësimin e kufijve administrativ sipas koordinatave të sakta gjeografike dhe legalizimi i tyre duke i dhënë fund mbivendosjes së juridiksioneve administrative, si edhe problematikave shoqëruese. Ai ftoi të gjithë kryebashkiakët që të bashkëpunojnë në mbështetje të këtij procesi serioz i cili ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Takimi vijoi me diskutime mbi mënyrën e zgjidhjes së problematikave të përditshme që kryetarët hasin në punën e tyre.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al