img4

Takimi i parë me të zgjedhurit vendorë, udhëzime për zbatimin e reformës territoriale

Tiranë, 6 korrik 2014 – Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, zhvilluan takimin e parë me të zgjedhurit vendorë të 21 qershorit, të cilët u prezantuan me manualin praktik që do t’i udhëzojë ne fazën tranzitore të konsolidimit të bashkive të reja.

Kryeministri Edi Rama duke folur për riorganizimin e shtetit shqiptar dhe për sfidat e zbatimit të reformës territoriale u shpreh: “Nuk jemi më në stadin e bashkive si ente komunale, punësh komunale dhe shërbimesh komunale, por jemi në një stad tjetër nënbashkish si instrumente zhvillimi ekonomik, social dhe urban. Faktikisht, jemi në kushtet kur realisht merr kuptim nocioni i qeverisjes vendore. Besoj që, jeni në dijeni të qasjes së qeverisë dhe të shumicës qeverisëse lidhur me këtë proces që jo vetëm nuk ka mbaruar, por sapo ka filluar me hartën e re administrative, pasi tanimë sfida është një decentralizim real në funksion të forcimit të qeverisjes vendore si entitet dhe si përgjegjësi.”

Ministri Bledi Çuçi në fjalën e tij theksoi: “Angazhohem personalisht për të garantuar një klimë sa më të përshtashme për një bashkëpunim të frytshëm dhe efikas midis nesh, për të çuar përpara reformat në qeverisjen vendore, si dhe për t`ju mbështetur në realizimin e premtimeve dhe angazhimeve tuaja përpara komunitetit”.

Udhëzuesi Praktik që ju dorëzua kryetarëve të rinj të bashkive, përmban rekomandime dhe hapa konkret duke filluar me ditën e parë të mandatit deri në tejkalimin e fazës tranzitore, në fund të vitit 2015. Ky udhëzues i përgatitur nga Ministri i Çështjeve Vendore dhe Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale, përmban udhëzime praktike për të gjitha hapat ligjor, financiar dhe administrativ që duhet të merren në konsideratë nga të zgjedhurit vendorë për të konkretizuar dhe realizuar me sukses konsolidimin e njësive të reja administrative.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al