img4

Konferencë kombëtare: Reforma territoriale, e nesërmja!

Tiranë, 12 qershor 2015 – Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi prezantoi sot rrugëtimin që do të ndiqet për krijimin e 61 bashkive të reja së bashku me instrumentet financiar dhe ligjor që janë gati për të realizuar me sukses një bashkim të rregullt të entiteteve të qeverisjes vendore.

Ministri Çuçi theksoi se çdo gjë është gati për bashkimin e njësive të qeverisjes vendore në 61 bashki dhe fazën tranzitore nga konstituimi deri në konsolidimin administrativ dhe financiar të bashkive të reja. Ai theksoi se Ministria ka përgatitur një manual udhëzues për të gjitha hapat në ditët dhe muajt e parë pas konstituimit.  

Kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh: “Këto njësi të reja ekonomike zhvillimi do të jenë një instrument jashtëzakonisht i vlefshëm për të adresuar pikërisht nevojën për një qasje të re ndaj burimeve natyrore dhe për një qasje të shumëllojshme, në bazë të territoreve dhe të specifikave të territoreve. Vlen të thuhet që ky është një organizim si asnjëherë më parë, përgatitet me shumë kompetencë dhe me shumë sens përgjegjësie nga qeveria, për t’ju vënë në dispozicion të zgjedhurve të rinj dhe kuvendeve të reja vendore, instrumentet për të përballuar shokun e tranzicionit.”

Gjatë prezantimit të tij Ministri Çuçi identifikoi të gjithë hapat ligjorë që janë ndërmarrë, si krijimi i Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale, Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe udhëzimet përkatesë të Ministrive të linjës që do të ndiqen nga kryetarët e rinj të bashkive me fillimin e mandatit të tyre pas zgjedhjeve vendore. Referuar kësaj periudhe, qeveria ka akorduar një fond tranzicioni prej 20 milionë dollarësh për të mbështetur qeverisjen vendore.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Bledi Çuçi prezantuan paketën e re të decentralizimit në shërbime, financa vendore dhe zhvillim ekonomik duke i dhënë më shumë kompetenca qeverisjes vendore dhe reformuar sektore kyç për mirëmenaxhimin e bashkive të reja.

Prezantimi i Ministrit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al