img4

Leksion për ndarjen territoriale me studentët e Shkodrës

Shkodër, 19 maj 2015 - Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpriti sot Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi në një leksion të hapur për reformën administrativo-territoriale dhe decentralizimin në Shqipëri.

Procesi i përgatitjes dhe miratimit të hartës me 61 bashki dhe organizimi i ri i pushtetit vendor pas zgjedhjeve të 21 qershorit ishin në qendër të prezantimit që Ministri Bledi Çuçi mbajti para studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Drejtësisë.

Rrugëtimi i reformave në Shqipëri që nga Shpallja e Pavaresisë e deri më sot ishin një pjesë e prezantimit akademik për të vijuar më tej me nismën e qeverisë për të rishikuar ndarjen administrativo-territoriale me ngritjen e strukturave përkatëse, analizën e zonave funksionale, procesin e konsultimit në të gjithë Shqipërinë dhe konceptimin e hartës së re administrativo-territoriale. Gjatë prezantimit të tij Ministri Bledi Çuçi, theksoi përfitimet që do të ketë pushteti vendor dhe risitë që do të sjellë me zbatimin e reformës territoriale, me synim rritjen e cilësisë dhe modernizimin e shërbimeve.

Prezantimi u fokusua edhe në punën e bërë gjatë këtij viti përmes projektit pilot në Pogradec dhe Urë Vajgurore, për të përgatitur metodologjinë e cila do të shërbejë për konsolidimin administrativ dhe financiar të 373 njësive vendore në vetëm 61 bashki.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al