img4

Studentët prezantohen me procesin e reformës territoriale

Tiranë, 18 maj 2015 - Organizimi i ri administrativo-territoriale, procesi i krijimit të hartës me 61 bashki dhe sfidat aktuale të zbatimit të reformës në terren ishin në qendër të një leksioni të hapur që Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, mbajti në auditoret e Universitetit Europian të Tiranës.

Në praninë e studentëve dhe pedagogëve dhe rektorit Tonin Gjuraj, Ministri Bledi Çuçi, shpjegoi në detaje rrugëtimin e një prej reformave kyçe të vendit duke u ndalur tek aktorët kryesorë, krijimin e zonave funksionale, procesin e konsultimit në mbarë vendin dhe konceptimin e hartës së re administrativo-territoriale. Gjatë prezantimit të tij Ministri Bledi Çuçi evidentoi edhe përfitimet që do të ketë pushteti vendor me reduktimin e njwsive vendore dhe funksionimin e 61 bashkive të reja pas zgjedhjeve të 21 qershorit.    

Prezantimi u fokusua edhe në punën e bërë gjatë këtij viti përmes projektit pilot në Pogradec dhe Urë Vajgurore, për të përgatitur metodologjinë e cila do të shërbejë për konsolidimin administrativ dhe financiar të 373 njësive vendore në vetëm 61 bashki.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al