img4

12 “shkrepjet” që dokumentuan zhvillimin në Shqipëri

Tiranë, 13 maj 2015 - Konkursi i fotografisë “Shkrepe”, zhvilluar në kuadër të reformës administrativo-territoriale, u finalizua me shpalljen e 12 fituesve nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Në një ceremoni të organizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, aplikuesit e këtij konkursi u njohën me 10 fotografitë fituese në kategorinë e zhvillimit urban dhe atë të zhvillimit rural si dhe me dy çmimet speciale të cilat u vlerësuan për krijimtarinë dhe origjinalitetin.

Fotografitë fituese paraqesin statuse të ndryshme zhvillimi urban dhe rural duke evidentuar burimet natyrore, njerëzore dhe atraksionet turistike të rajoneve të ndryshme. Në konkursin e hapur përgjatë një muaji aplikuan 266 fotografë amatorë nga i gjithe vendi me rreth 700 fotografi të shkrepura në të gjithë territorin e Shqipërisë duke komunikuar këndvështrime dhe perspektiva te ndryshme zhvillimi.

Nën sloganin ”Shkrepe”, konkursi kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit rreth zhvillimeve të ndodhura me reformën administrativo–territoriale, e cila sjell bashkë territore urbane dhe rurale dhe rrjedhimisht perspektiva të përbashkëta zhvillimi.

Të pranishëm në ekspozitë ishin aplikues të konkursit, partnerë të reformës territoriale dhe juria e përbërë nga Blerta Kambo, Armand Habazaj, Blendi Salaj dhe Eridana Çano.

Ekspozita dhe konkursi “Shkrepe” u mbështet nga projekti i reformës administrativo-territoriale “STAR” financuar nga qeveritë e Suedisë, Zvicrës, Italisë, USAID-i dhe UNDP.


FITUESIT E KONKURSIT SHKREPE

KATEGORIA: ZHVILLIM URBAN

Çmimi i parë: Bib Frrokaj - Bypass

Çmimi i dytë: Borana Dollanga - Tirana, nje ndër qytetet e Ballkanit me një zhvillim të shpejtë

Çmimi i dytë: Endrid Llubani - Qyteti përballë historisë

Çmimi i tretë: Alban Kardashi - Durrës

Çmimi i tretë: Orion Hasanaj - Lumi i dritave

KATEGORIA: ZHVILLIM RURAL

Çmimi i parë: Festim Fetahi - Pa titull

Çmimi i dytë: Edmond Prifti - Grabovë, veç 5 km rrugë i ndan banorët e fshatit të lashtë nga rruga e shtruar. Shpesh vështrimi i tyre shkon drejt Valamares, e vetmja pasuri me afrimin e dimrit

Çmimi i dytë: Nëntor Oseku - Maja Ujëza, 1827m me në prapavije alpet shqiptare

Çmimi i tretë: Andi Baholli - Paradise, Zaroshkë

Çmimi i tretë: Arbër Cungu - Pa titull

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al