img4

Leksion i hapur për reformën territoriale

Tiranë, 12 maj 2015 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi zhvilloi sot një leksioni të hapur me studentët e Fakultetit të Ekonomisë për procesin e reformës administrativo-territoriale. Në prezantimin drejtuar studentëve të nivelit Master, u shtjelluan etapat e hartimit të reformës administrativo-territoriale dhe hartës së re me 61 bashki: duke nisur nga ngritja e strukturave përkatëse, procesi i konsultimit publik, përgatitja e hartës së re dhe deri në miratimin e ligjit "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë".

Ministri Bledi Çuçi gjithashtu u fokusua tek sfidat e procesit aktual të konsolidimit administrativ dhe financiar të njësive vendore dhe zbatimit të suksesshëm të reformës, me qëllim modernizimin e shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Ky leksion u organizua në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në kuadër të reformës administrativo-territoriale dhe Forumit Ekonomik të Leksioneve të Hapura.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al