img4

Ministri Çuçi - Këshilli Europës - bashkëpunim për reformat në qeverisjen vendore

Tiranë, 15 janar 2015 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me z. Andreas Kiefer, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit për Autoritetet Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës (KiE) dhe z. Alfonso Zardi, Drejtor i Departamentit të Demokracisë në KiE.

Ministri Çuçi vuri në dukje ecurinë e reformës administrativo-territoriale dhe hapat që po ndërmerren për realizimin e strategjisë së decentralizimit, konkretisht për hartimin e dy nismave të rëndësishme ligjore si ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe ligji për financat lokale.  

Z. Kiefer theksoi mbështetjen për ecurinë e reformave në strukturat e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë e KiE për të asistuar dhe vëzhguar zgjedhjet vendore që do të mbahen në Shqipëri për herë të parë në 61 bashki.

Të pranishmit në takim shkëmbyen pikëpamjet e tyre për reformat që po ndërmerren për fuqizimin e qeverisjes vendore dhe respektimin e demokracisë vendore.

Këshilli i Europës i cili ka një rol udhëheqës në çështjen e reformave territoriale që po realizohen në shumë vende të Europës do të vijojë të mbështesë reformat prioritare të qeverisë shqiptare në këtë fushë.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al