img4

Ekspertizë ndërkombëtare për zbatimin e reformës territoriale - nënshkruhet kontrata me KPMG

Tiranë, 25 nëntor 2014 – Një nga kompanitë më të mëdha në botë e cila ofron shërbime profesionale në fushën e financave dhe auditimit, KPMG, do të asistojë Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore gjatë procesit të zbatimit të reformës territoriale , konkretisht në projektin pilot të formimit të dy bashkive të reja, Pogradecit dhe Urës Vajgurore.

Kontrata u nënshkrua nga Drejtoresha e UNDP, Yesim Oruc dhe partneri i KPMG-së në Shqipëri, Steven Nutley, gjatë një ceremonie zyrtare ku ishin të pranishëm partnerët ndërkombëtarë të projektit STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale), i cili mbështetet nga qeveria italiane, amerikane, suedeze dhe ajo zvicerane.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi gjatë ceremonisë së nënshkrimit u shpreh “Ky përbën një nga proceset më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në fushën e shkrirjes së organizatave publike. Prandaj besoj që, falë edhe ndihmës së pakursyer të UNDP-së dhe donatorëve që mbeshtesin STAR, kemi zgjedhur një ndër kompanitë më të mira në botë për të na ndihmuar në këtë proces mjaft sfidues.”

Partneri i KPMG-së në Shqipëri, Steven Nutley u shpreh se "është kemi krijuar një skuadër ndër-funksionale profesionistësh të KPMG me eksperieencë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve komplekse, vendase dhe ndërkombëtare në sektorin publik."

KPMG do të asistojë Ministrin për Çështjet Vendore gjatë projektit pilot ku në bashkëpunim me stafin e njësive vendore do të realizojnë procesin e inventarizimit dhe konsolidimit financiar që përfshin: raportimin financiar, auditimin dhe menaxhimin administrativ. Kjo kompani do të përpilojë një manual me procedurat që do të ndiqen nga 59 bashkitë e tjera (perveç dy bashkive pilote ku metodologjia do ketë përfunduar) për transferimin e përgjegjësive në bashkitë e reja. Manuali procedurial do të mbulojë shumë aspekte të menaxhimit administrativ dhe financiar si; burimet njerëzore për sa i përket stafit (reduktimi i tij, struktura e re) aspektit financiar (kostoja e bashkimit të bashkive) dhe aspektit ligjor (kontratat, menaxhimi i aseteve, ndërmarrjeve publike). Ky manual do të jetë gati për kryetarët e rinj të bashkive kur të marrin mandatin pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015.

Kompania KPMG e cila ka shtrirë veprimtarinë e saj në 155 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, është një nga “Big Four”, rrjetit më të madh ndërkombëtar që ofron shërbime profesionale të auditimit, taksave dhe këshillimit.

Fjala e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi

Fjala e Steven Nutley – Partner i KPMG Albania

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al