img4

OSBE: Reforma territoriale, reformë strategjike që ndikoi në marrjen e statusit kandidat

18 shtator 2014 - OSBE vlerëson suksesin e reformës administrativo-territoriale dhe e cilëson si një nga arritjet e qeverisë shqiptare që çuan në vendimin e Këshillit Evriopian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Në raportin e Prezencës së OSBE-së përpara Këshilli të Përhershëm thuhet se Qeveria ka dëshmuar qëndrueshmëri në drejtimin e një reforme strategjike dhe aq të domosdoshme në strukturën e qeverisjes vendore.

Më tej në raport theksohet gjithashtu se paralelisht me reformën administrativo-territoriale, qeveria filloi hartimin e strategjisë së re të decentralizimit dhe nisi rishikimi i legjislacionit përkatës. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po ndihmon në hartimin e kësaj strategjie, duke mbështetur përcaktimin e përgjegjësive të ndara qartë midis qeverisë qendrore dhe vendore dhe një planifikim dhe menaxhim territorial koherent”, thuhet në raport.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al