img4

Komisioni Europian vlerëson pozitivisht reformën territoriale

8 tetor 2014 – Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht arritjet dhe reformat e realizuar nga qeveria shqiptare në raportin e progresit prezantuar sot në Bruksel. Raporti i cili analizon situatën në Shqipëri mbi bazën e kritereve politike dhe ekonomike për anëtarësim në BE, i ka cilësuar si “thelbësore arritjet për të çuar përpara reformën administrativo-territoriale.”

Pas raportit të OSBE-së edhe ai i Bashkimi Europian për Shqipërinë, vlerëson progresin e bërë  në drejtim të fuqizimit të qeverisjes vendore në vend. Raporti i progresit gjithashtu nënvizon se reformat e decentralizimit kanë bërë progres dhe ka nisur puna për qartësimin e funksioneve të njësive të qeverisjes vendore sipas ndarjes se re administrativo-territoriale në përgatitje të ndryshimeve në Ligjin Organik për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore.  

Përmes zbatimit të reformës administrativo-territoriale, proces i cili po realizohet me asistëncën e partnerëve ndërkombëtarë, qeveria do të marrë masa të mëtejshme për të konsoliduar njësitë e reja vendore dhe forcuar kapacitetetet administrative, duke u lejuar të ushtrojnë autoritetin e tyre dhe të zbatojnë legjislacionin në mënyrë financiarisht të qëndrueshme, duke forcuar transparencën, efektshmërinë dhe gjithëpërfshirjen.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al