img4

Prezantohen rezultatet e sondazhit për reformën territoriale

Tiranë, 30 korrik 2014 – Sot në praninë e donatorëve të projektit STAR (USAID-it, Agjencisë Suedeze për Zhvillim, UNDP, qeverisë zvicerane dhe asaj italiane) u prezantuan rezultatet e sondazhit kombëtar për reformën administrativo-territoriale sipas të cilit rreth 67% e qytetarëve shqiptarë kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë reformë. Sondazhi i cili kishte për qëllim përfshirjen e zërit të qytetarëve në procesin e reformës territoriale, është më i madhi i organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe përmbledh opinionet e rreth 16 mijë qytetarëve.

Sondazhi është kryer përmes një kampioni përfaqësues, përkatësisht në zonat funksionale të varianteve specifike të propozuara me 39, 47 dhe 61 bashki. Metodologjia e përdorur ka siguruar që çdo njësi e qeverisjes vendore aktuale të jetë e përfaqësuar në kampion.

Sipas rezultateve të sondazhit, njësitë mbështesin variantin specifik të ndarjes territoriale të propozuar për secilën prej tyre.

Sondazhi kombëtar ishte pjesë e konsultimeve publike për reformën administrativo-territoriale, proces i cili ka përmbushur plotësisht detyrimin kushtetues dhe ligjor për informimin publik dhe marrjen e mendimit të qytetarëve shqiptarë, duke shënuar standarde të larta demokratike dhe pjesëmarrjeje.

Ky sondazh, nismë e qeverisë shqiptare, është realizuar nga IDRA (Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi), në periudhën qershor-korrik 2014, me mbështetjen financiare të projektit STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale).

Përmbledhje e Sondazhit

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al