img4

Komisioni Parlamentar miraton projektligjin për ndarjen administrativo- territoriale

Tiranë, 23 korrik 2014 - Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo – Territoriale miratoi sot Projektligjin “Për ndarjen Administrativo – Territoriale të Republikës së Shqipërisë”. Në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar, anëtarët e këtij komisioni miratuan vendimin për ndërmarrjen e nismës ligjore për ndarjen e re territoriale të Shqipërisë.

Projektligji së bashku me dokumentacionin shoqërues, përfshirë edhe procesin e informimit dhe konsultimit publik, drejtuar dhe përgatitur nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, si dhe mendimet e njësive të qeverisjes vendore, u depozituan në sekretari dhe i dorëzohen Kryetarit të Kuvendit për të vijuar më tej me procedurat parlamentare. 

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al