img4

Këshilli i Ministrave miraton projektin për ndarjen e re administrativo-territoriale

Tiranë, 22 korrik 2014 - Sot Këshilli i Ministrave miratoi projektin për ndarjen e re administrativo-territoriale sipas propozimit të bërë nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, u shpreh: "Qëndrimi ynë për reformën administrative-territoriale është i qartë dhe i prerë në mbështetje të propozimit të ardhur nga Komisioni Parlamentar i reformës."

Projekti për ndarjen e re është me 61 bashki të cilat kanë dalë pas një analize të detajuar për funksionalitetin e secilës në bazë të kritereve të miratuara më parë nga Komisioni. Së bashku me relacionin dhe mendimin pro për ndarjen, Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Kuvend të gjitha materialet shoqëruese të propozimit që lidhen me analizën funksionale të njësive të qeverisjes vendore të propozuara sipas hartës së re si dhe dokumentacionin e plotë që lidhet me procesin e konsultimeve të kryera në gjithë Shqipërinë.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al