img4

Harta e re territoriale me 61 bashki miratohet nga Komisioni Parlamentar

Tiranë, 17 korrik 2014 - Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale miratoi hartën përfundimtare të ndarjes se re territoriale me 61 bashki. Pasi shqyrtoi mendimet dhe opinionet e shprehura nga organet e njësive të qeverisjes vendore si dhe propozimin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Komisioni Parlamentar i shtoi 14 bashki të reja variantit me 47 njësi vendore, miratuar dy muaj më parë për konsultim.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi theksoi se “61 bashkitë që propozohen sot janë pjesë e hartave që janë propozuar më parë dhe për secilin rast janë marrë në konsideratë të gjitha kriteret teknike që ka miratuar Komisioni Parlamentar”.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ju bashkua sot Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale duke e cilësuar reformën territoriale ‘domosdoshmëri kombëtare’.

Harta me 61 bashki do të kalojë për mendim pranë Këshillit të Ministrave dhe më tej pritet të miratohet përfundimisht më 31 korrik në Kuvend.

Bashkitë që i janë shtuar variantit me 47 njësi vendore janë si më poshtë:

1.            Bashkia Fushë – Arrëz

2.            Bashkia Klos

3.            Bashkia Vorë

4.            Bashkia Rrogozhinë

5.            Bashkia Belsh.

6.            Bashkia Prrenjas

7.            Bashkia Roskovec

8.            Bashkia Ura Vajgurore

9.            Bashkia Poliçan

10.          Bashkia Selenicë

11.          Bashkia Konispol

12.          Bashkia Memaliaj

13.          Bashkia Këlcyrë

14.          Bashkia Libohovë

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al