img4

Reforma territoriale – Ambasadorët vlerësojnë procesin transparent

Tiranë, 17 korrik 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi zhvilloi sot takimin e radhës informues për reformën administrativo-territoriale, me ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Takimi u fokusua tek pjesëmarrja e gjerë dhe domethënëse e aktorëve të interesit në çdo hap të reformës duke përmbushur me sukses detyrimet kushtetuese në përputhje me principet e Qeverisë për zhvillimin dhe zbatimin e reformës territoriale.

Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi u shpreh se çdo hap i ndërmarrë deri më tani në kuadër të reformës territoriale ka qenë transparent duke përfshirë në konsultime të hapura publike dhe angazhuar të gjithë aktorët e interesit si përfaqësues të qeverisjes vendore, ekspertë, shoqëri civile dhe qytetarë. Ministri Çuçi gjithashtu nënvizoi se: “Është realizuar për herë të parë në Shqipëri, sondazhi me përfshirjen më të gjerë. 16 mijë burra dhe gra në bashki dhe komuna në mbarë vendin, janë intervistuar duke u kërkuar mendimin për riorganizimin e ri territorial në njësinë vendore ku ata banojnë.”

Ministri Çuçi gjithashtu informoi ambasadorët se Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), do t’i bashkohet Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Adminsitrativo-Territoriale. PDIU ka paraqitur propozime konkrete për ndarjen e re territoriale që do të shqyrtohen nga Komisioni për të arritur në një propozim final për ndarjen e re territoriale.

Ambasadorët vlerësuan procesin transparent të reformës territoriale duke shprehur qartë vullnetin e tyre në mbështetje të kësaj reforme, një prioritet kyç i Qeverisë shqiptare.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al