img4

Përfundojnë konsultimet publike për reformën administrativo-territoriale

Tiranë, 11 korrik 2014 – Përfundoi sot faza e konsultimeve publike të organizuara në kuadër të reformës administrativo-territoriale. Diskutime publike për projekt-hartat e ndarjes së re administrativo-territoriale u zhvilluan në mbi 40 qytete në mbarë vendin përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Përgjatë dy muajve të fundit mbi 1600 përfaqësues të shoqërisë civile dhe bizneseve, dhanë mendimin e tyre për riorganizimin e njësive të reja të qeverisjes vendore dhe paraqitën rekomandimet përkatëse.

Takimet e zhvilluara në mënyrë të pavarur nga organizata jo-qeveritare, u fokusuan tek përfitimet e ndarjes së re territoriale sipas varianteve të propozuara. Të pranishmit diskutuan mbi domosdoshmërinë e reformës dhe rritjen e efiçencës së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Të gjitha rekomandimet e dala nga këto konsultime do të shqyrtohen nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe do të jetë Kuvendi që do të vendosë përfundimisht më 31 korrik për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë.

Konsultimet janë mbështetur nga projekti “Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale” (STAR) financuar nga UNDP, Agjencia Suedeze për Zhvillim, USAID-i, qeveria zvicerane dhe qeveria italiane.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al