img4

Reforma territoriale, një nevoje për banorët e Matit

Burrel, 27 qershor 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ishte i pranishëm në takimin konsultues me shoqërinë civile në Burrel në kuadër të ndarjes së re administrativo-territoriale të Shqipërisë.

Ministri Çuçi i bëri edhe një herë thirrje opozitës qe të bashkohet në këtë proces: “Ne e mirëpresim çdo kontribut të opozitës për reformën administrativo-territoriale dhe marrim përsipër që të shohim me shumë përgjegjësi opsione konkrete, por duke u fokusuar brenda kalendarit që kemi. Nëse opozita vjen me propozim për ndarjen e re territoriale, ka ende kohë, sigurisht që do të gjejmë gjuhën e përbashkët për ta miratuar këtë reformë në fund të korrikut”.

Gjatë konsultimeve në Burrel, të pranishmit diskutuan për projekt-hartën e qarkut të Dibrës, duke u fokusuar në një nga tre zonat funksionale të këtij qarku, atë të Matit. Sipas vlerësimeve të ekspertëve parashikohet që me ndarjen e re territoriale buxheti i investimeve në këtë zonë të përfitojë një rritje prej 60%.

Në dy projekt-hartat e miratuara nga Komisioni Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, me 39 dhe 47 zona funksionale, qarku i Dibrës është parashikuar të riorganizohet në tre zona funksionale, Dibër, Bulqizë dhe Mat.

Ky takim është pjesë e rreth 50 takimeve konsultuese për ndarjen e re territoriale, që janë planifikuar të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik në rrethet kryesore të vendit. Qindra përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë dhe qytetarë kanë diskutuar dhe kanë shprehur mendimin e tyre për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore dhe projekt-hartat e propozuara. Në përfundim të këtyre konsultimeve, Kuvendi do të vendosë përfundimisht për ndarjen e re administrativo-territoriale.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al