img4

Diskutohet faza e zbatimit të reformës administrativo-territoriale

Tiranë, 18 qershor 2014 – U zhvillua sot mbledhja e tretë e grupit të donatorëve ku u prezantuan hapat që janë ndërmarrë deri më tani në drejtim të reformës administrativo-territoriale si dhe procesi i mëtejshëm për ta përfunduar me sukses këtë nismë.

Partnerët ndërkombëtarë të projektit “Mbështetje për Reformën Administrativo Territoriale” (STAR) shprehën se deri tani është bërë një punë mjaft e arrirë dhe ka një progres të jashtëzakonshëm. Ata theksuan edhe një herë se mbeten të përkushtuar dhe të angazhuar të mbështesin këtë reformë që është mëse e domosdoshme për vendin dhe prioritet i qeverisë shqiptare.

Përfaqësues të Agjencisë Suedeze për Zhvillim, USAID-it, PNUD-it, qeverisë zvicerane dhe asaj italiane, u njohën me ecurinë e projektit STAR dhe reformës administrativo-territoriale në tërësi si dhe me fazën e re të projektit, atë të zbatimit të reformës administrativo-territoriale.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al