img4

Konsultime konstruktive për ndarjen e re territoriale ne Himarë

Himarë, 13 qershor 2014 - Ministri i Shtetit për Cështjet Vendore, Bledi Çuçi ishte i pranishëm në takimin konsultues me shoqërinë civile në Himarë në kuadër të ndarjes së re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Të pranishmit diskutuan për projekt-hartat me 39 dhe 47 zona funksionale të miratuara nga Komisioni Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale dhe për përfitimet që do të ketë kjo njësi e re vendore me zbatimin e reformës.

Ministri Çuçi theksoi se njësitë vendore të Himarës, Vranishtit dhe Lukovës përbëjnë një zonë funksionale më vete që do t’i sigurojnë banorëve të kësaj zone më shumë të ardhura: Me bashkimin e këtyre njësive parashikohet një rritje e buxhetit të investimeve me rreth 40 milionë lekë në vit. Ministri Çuçi vuri në dukje se Komuna e Vranishtit do të jetë një vlerë e shtuar për ekonominë e Himarës dhe Lukovës pasi zotëron potencial bujqësor dhe agro-turizmi gjatë gjithë vitit, me pyjet dhe kullotat më të mëdha të kësaj zone.   

Ne takim pati shumë diskutime frytdhënëse ku dominuan rekomandimet pro krijimit të një Himare më të madhe, duke përfshirë edhe Vranishtin. Ky takim është pjesë e rreth 50 takimeve konsultuese për ndarjen e re territoriale, që janë planifikuar të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik në rrethet kryesore të vendit. Deri më tani qindra përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë dhe qytetarë kanë diskutuar dhe kanë dhënë mendimin e tyre për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore dhe projekt-hartat e propozuara.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al